U ndatë, si të zgjidhni personin e duhur herën tjetër?!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Të gjithë ne themi: “Herën tjetër do të jetë zgjedhja e duhur”. Si fillim pas ndarjeve duhet të bëni paqe me të kaluarën tuaj. Në shumicën e rasteve, kërkimi për një dashuri të re është pas ndërprerjes së një dashurie të mëparshme. Sipas psikologëve, kohëzgjatjen e zisë së një ndarjeje varion nga 3 muaj deri në 3 vjet. Megjithatë çdo ndarje mbetet një element thelbësor për tu marrë në konsideratë për një lidhje tjetër thotë trajneri i emocioneve Benedicte Ann. “Ju duhet të kuptoni arsyet për dështimin, për të kapërcyer dhimbjen sepse përndryshe ato arsye mund të shfaqen në lidhjen tjetër përsëri”, thotë Benedicte Ann.

“Për të shmangur ndjenjën e tradhëtisë, të braktisjes ju keni nevojë menjëherë të rregulloni këtë problem”, thotë Benedicte Ann. Benedicte Ann sugjeron të përsërisni se një burrë i cili ju braktis ndoshta nuk të përshtatej në mënyrën sesi ti kërkon të jetosh. Frika e fshehur, besimi i limituar etj, janë disa barriera që na pengojnë dhe ndikojnë në lidhjet tona, apo në takimet me njerëz të rinj. Ju duhet të merrni pjesë tuaj të përgjegjësisë për raportet tuaja të mëparshme. Benedicte Ann ju sugjeron që të përqendroheni më shumë tek vlerat tuaja, prirjet tuaja alb.com
 
Pe: U ndatë, si të zgjidhni personin e duhur herën tjetër?!

Cdo person eshte i duhur per aq kohe sa zgjat....Kur gjerat mbarojne ndoshta atehere e veme re,sa te ndryshem mund te ishim,por derisa je mire,askush nuk e vret mendjen per fundin....Me vertet qe keta lloj tradhetie,braktisje etj etj te ngurrojne pak ne hapat qe do hedhesh ne nje lidhje tjeter,por keshtu edhe ''pjekesh'' me mire ne disa gjera,i sheh gjerat me nje ftohtesi me te mire...Pasi ke fituar nje eksperience,sikur shtohet nje ''rrudhe'' me shume ne fetyre,nje eksperience per te qene me e forte me pas..Me shume varet tek njeriu si i perjeton gjerat por mbi te gjitha si i merr deshtimet,si nje rast per te mesuar me shume apo si nje rast qe bobobo cme gjeti....Jeta i ka keta....
 
Pe: U ndatë, si të zgjidhni personin e duhur herën tjetër?!

une mendoj qe duhet te kaloj shume kohe,te reflektosh
sme pelqejne ato qe lidhen direkt me nje tjeter sapo ndahen.
sikur e bejne per te harruar,si ngushellim .:(
 
Pe: U ndatë, si të zgjidhni personin e duhur herën tjetër?!

Eh ta ndiqni kete keshill disa, nuk do ishin bere me keq se lengu limonit..LOL
 
Pe: U ndatë, si të zgjidhni personin e duhur herën tjetër?!

Cfare kshillash aman,.nuk ben nje lidhje ,.ske pse fajson veten as tjetrin shkurte nuk kishte perputhjen e duhur,..heres tjeter duhet te shofi robi me shume me mendje se me sy,..:p,.ky eshte reagimi i duhur,.
 
Sma do mendja te egzistoje nje formule ne keto raste.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top