Lauri
Anunnak
Me akuza për hyrje të paligjshme në Pakistan po përballen dy nga bashkëshortet e Osama bin Laden, 29-vjeçarja Amal dhe 61-vjeçarja Khairiah, të cilat po mbahen në mbikëqyrje nga autoritetet pakistaneze që nga maji i kaluar, muaj kur u kreu i Al Kaidas u asgjësua nga forcat amerikane në Abotabat të Pakistanit.
Por kur dy gratë u ndeshën në gjykatë, ishte e pamundur që të përmbaheshin, pasi ato u përleshën me njëra-tjetrën dhe mezi i ndanë shoqëruesit e tyre.
Sipas britanikes “Sun”, Amal e quajti 61-vjeçaren Khairiak “prostitutë” dhe “vrasëse”, duke e akuzuar si tradhtare që ua dorëzoi Osama Bin Laden amerikanëve. Në fakt, ka kohë që qarkullon lajmi se 61-vjeçarja tradhtoi bashkëshortin e saj, pasi bëhej xheloze për gratë e tjera të tij.
Ndërkohë, mësohet se dy gratë jetojnë nën mbikëqyrje të autoriteteve në të njëjtën godinë, pasi gjykatësi nuk i lejon të jetojnë në shtëpi të ndryshme.A Observer