Turqit në Europë nisin votimin për referendumin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Turqit në Europë nisin votimin për referendumin

votim-turqi.jpg


Qytetarët turq në 6 shtete të Europës kanë nisur të votojnë për referendumin e shumëdebatur, i cili ka shkaktuar mosmarrëveshje ndërkombëtare.

Votuesit po zgjedhin nëse Turqia do të vijojë të jetë republikë parlamentare apo do të kthehet në republikë presidenciale, duke rritur kështu kompetencat e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Rreth tre milionë njerëz kanë të drejtën e votës jashtë Turqisë dhe pothuajse gjysma e tyre jetojnë në Gjermani.

Në disa shtete janë zhvilluar protesta kundër këtij referendumi duke shkaktuar probleme mes presidentit Erdogan dhe liderëve të shteteve.
g.shqip
 
Back
Top