Lauri
Anunnak
Profesori i historisë: Turqit bënë konvertime të dhunshme, përgjatë 131 viteve u konvertuan vetëm 2% e shqiptarëve në myslimanë (Video)
/G-E
Si u konvertuan shqiptarët katolikë në myslimanë nga Perandoria Osmane dhe çka ndodhte me ata që refuzonin? اka ishte haraç në gjak, çfarë ishin laramanët dhe kush arriti t’u mbijetojë krejt këtyre metodave të konvertimit? Profesori i historisë, Gjon Gjergji flet për Express
Gjon Gjergji, një profesor i historie, tash e një vit në pension, ka një temë që e ligjëron edhe kur nuk është para nxënësve – “Konvertimi i shqiptarëve në fenë islame”.
Në këtë temë të ndjeshme, ai ka teorinë e tij se si u bë ky konvertim. Gjon Gjergji, në një bisedë për Expess, tregon se konvertimet e shqiptarëve katolikë në myslimanë, gjatë kohës së sundimit turk, sipas tij, ndodhën me dhunë dhe duke përdorur metoda të ndryshme jonjerëzore.
Sipas Gjergjit, kishte një kronologji konvertimi, fillimisht sunduesi solli urdhrin që vetëm kryefamiljarët të konvertoheshin në islam, e duke parë se kjo nuk po rezulton në konvertime të tjera vullnetare, vendosën që t’i detyronin të gjithë meshkujt shqiptarë të ndërronin fenë.
Ai përmend se në dokumente të atëhershme gjenden meshkuj me emra myslimanë ndërsa gratë dhe bijat e tyre me emra të fesë së krishtere.
Detyrimi i fundit që përdorën osmanlinjtë, sipas profesorit Gjergji, ishte haraçi në gjak. Por, si bëhej kjo?
“Haraçi në gjak ka qenë që çdo familje e krishterë e cila nuk ka dashur ta pranonte fenë myslimane, ka qenë e detyruar që si formë tatimi t’i jepte sulltanit një djalë. Shumë familje i kanë gjymtuar fëmijët e tyre, ia kanë thyer dorën ia kanë nxjerrë sytë, i kanë gjymtuar në pjesët e trupit për të mos i dorëzuar tek sulltani”, tregon ish mësimdhënësi Gjergji.
Pavarësisht marrjes së emrave myslimanë, shqiptarët e konvertuar mbanin edhe fenë e krishtere brenda familjeve të tyre dhe “të tillët quheshin laramanë”, tregon profesor Gjergji për Express.
Ndër arsyet e tjera që ndikuan në konvertim, ai përmend se kanë qenë edhe tatimi dhe taksat e larta që ishin shumëfish më të mëdha për shqiptarët katolikë në krahasim me shqiptarët që tashmë ishin konvertuar në islam.
Sipas profesorit, pas pushtimit, për 131 vite, turqit arritën të konvertonin vetëm 2% të popullsisë shqiptare krishtere, në myslimanë.
“Prej vitit 1371 deri në vitin 1502, vetëm 2% të shqiptarëve kalojnë në fenë islame” thotë Gjon Gjergji.
Ai flet edhe për fshatin e tij të lindjes, Stubllën, që i rezistoi konvertimit dhe historikisht ishte fshat me shqiptarë katolikë, qysh nga viti 1800, kur filloj popullimi i këtij lokaliteti.
video
Gjon Gjergji - Video Dailymotion