Turqia voton në referendumin historik

Guest2

Antarë i Respektuar
1492330729_95657040_turkeyvotes.jpg

Në Turqi po votohet për atë që pritet të jetë një referendum historik, pasi do të përcaktojë nëse presidenti Recep Tayyip Erdogan do të sigurojë ose jo më shumë pushtet, në synimin e tij për të zëvendësuar sistemin parlamentar me atë të një presidence me fuqi ekzekutive.


Mbështetësit thonë se kjo lëvizje do ta ristrukturojë dhe modernizojë vendit, ndërsa kundërshtarët i frikësohen faktit se tashmë Turqia mund të kthehet në një vend autoritarist. Një votë “po” në referendum do të sillte gjithashtu faktin që Erdogan do të qëndrojë në postin aktual deri në vitin 2029.

Të shtunën, politikanët turq bënë apelimet e tyre të fundit ndaj votuesve, të cilët sot u janë drejtuar kutive të votimit në atë konsiderohet si një nga referendumet për ndryshime kushtetuese më të fuqishme, që kur Turqia u bë republikë rreth një shekull më parë.

Rreth 55 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë nëpër 167 mijë qendrat e votimit, ndërsa rezultatet pritet të shpallen mbrëmjen e kësaj të diele. Nëse referendumi shkon në favor të Erdoganit, ai do të marrë fuqi të zgjeruara për të emëruar ministrat e kabinetit, për të lëshuar dekrete, për të zgjedhur gjykatësit më të lartë dhe për të shpërbërë Parlamentin.

Erdogan ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të adresuar sfidat e sigurisë me të cilat përballet Turqia, e gjithashtu për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit në të kaluarën. Duke folur në një nga mitingjet e fundit në Stamboll, Erdogan u tha mbështetësve se Kushtetuta e re do të sjellë stabilitet dhe besim, gjëra që nevojiten për vendin tonë në mënyrë që të zhvillohet më tej”.

Erdogan u bë president, një pozicion kryesisht ceremonial, në vitin 2014, pas më shumë se një dekade si kryeministër i Turqisë.
Top-Channel
 
Nuk ka me e fitu! Hajde duroje deri me 2019
 
Mu kujtua kur nje prof i historise po tregonte : ne komunizem thonin qe kishte liri zgjedhje
Sapo iknin te kutite e votimir ata antikomunistet kishin max 3 4 tip monedha metalike..dhe sapo e hidhje ti monedhen tende
Kerciste. Dhe normal te gjithe e dinin per ke votove.
 
Prova e 100 qe populli eshte mazokist lol

Nuk duket ashtu.
Ka fituar me 1.7 % diference.
Ki parasysh qe i gjithe aparati shteteror ka qene me te.
Imagjino terrorin qe ka ushtruar.
Mendo manipulimet dhe votat teper qe ka marre.
5 qytetet me te medha ne Turqi kane votuar Jo.
Stamboll, Izmir, Ankara, Bursa, Antalya....
Edhe pse ka fituar nga ky referendum rexha nuk del fitimtar.
Sidoqofte do ja shohin hajrin shpejt sulltanatit.
 
Edhe dicka.
Qe te besh ndryshime te tilla kushtetuese dhe tja mbyllesh gojen te gjitheve duhet te marresh e pakta 70% te votuesve.
Tani rexha e di qe me shume se gjysmen e popullit e ka kunder(qe sot mund te qarkullojne video te manipulimit te votave, dje ne mesdite me urdher nga lart jane numeruar edhe votat pa vule komisioni).

Nejse, po ju pse merreni me Turqine?
Hajde shikoni punen tuaj
Sikur i zgjidhet punet tuaja ju dhe ju ngelen punet e turkut.
Si po thoni?
Forum jemi, duskutojme mbi gjithcka.

Ok ok diskutoni per gjithcka por jo per Turqine.
Une i pari bej autokritike.
Nuk do flas me per rexhen ne temat e shkences dhe teknollogjise.
 
Besoj që ndonjë nga komentuesit në forum ka postuar nga çadra e opozitës në shesh.
Gjithsesi, është vendim i qytetarëve turq për shtetin e tyre, një sistem të tillë e ka edhe SHBA dhe Rusia.
 
Lajmi ka nje gabim te paragrafi dyte. Mesa di ne kete post do jete deri me 2019 kur tje e zgjedhjet tjera jo 2029.

Per Evet -in pastaj. Evet ka qe ne 2003 ne mos gaboj qe i thote populli i tij! Hajd gzuar!
 
Votoi turku?
Votoi.
Nje dite pas zgjedhjeve rrezohet helikopteri me kryetarin dhe antaret e komisionit zgjedhor.
Rendesi ka qe ata detyren e tyre e kryen me nder.
Jam i sigurt qe rexhes do i shkojne lotet rreke dhe direkt sot do shpallen heronj te demokracise.....uos.....sulltanatit turk.
...................................................
Ngushellimet e mia me te sinqerta familjareve.
 
Lajmi ka nje gabim te paragrafi dyte. Mesa di ne kete post do jete deri me 2019 kur tje e zgjedhjet tjera jo 2029.

Per Evet -in pastaj. Evet ka qe ne 2003 ne mos gaboj qe i thote populli i tij! Hajd gzuar!

sa kam qesh dhe un me kete vit lol

hajt mo ishalla me gezimi e me nje udhheqesi ne binare.. se ka here kan dal ket jasht binarev.
 
Back
Top