Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Kresha

A pretty face can never trick me
Protesta të fuqishme ndërkombëtare po bëhen për shkak të ndërhyrjes së komandosëve të Izraelit në flotën e anijeve me ndihma për Gazën, me ç’rast u vranë të paktën 15 aktivistë. Nënsekretari i ministrisë së Jashtme turke, Salim Jenel, i tha Radios Evropa e Lirë se Ankaraja po e tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli, dhe ka bërë thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Jenel tha se ambasadori izraelit është paralajmëruar për “dëmtim të pakthyeshëm” të marrëdhënieve dypalëshe. Ai i hodhi poshtë pohimet e Izraelit se anijet humanitare turke, të cilat ishin inspektuar nga një vend i NATO-s, mund të kenë trafikuar armë.

“Kjo ndodhi në ujërat ndërkombëtare, dhe kjo ishte shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne e ftuam ambasadorin e Izraelit këtu. Ne thamë se kjo ishte shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar sepse ky ishte konvoj që mbante vetëm mallra humanitare. Ishte një iniciativë paqësore, dhe është e papranueshme”, tha Jenel.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun tha se ai është “i shokuar” nga sulmi. Ndërkohë, dhjetëra mijë demonstrantë protestuan në rrugët e Stambollit. Greqia u tërhoq nga stërvitjet ushtarake me Izraelin, dhe e anuloi vizitën në Athinë të ushtarakëve të lartë izraelitë. Lëvizja Islamiste, Hamas u bëri thirrje myslimanëve që të protestojnë para ambasadave izraelite në botë.

Në Bruksel, ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian sot mbajnë mbledhje të jashtzakonshme, ndërsa kryediplomatja Ketrin Eshton i kërkoi Izraelit “hetime të plota”. /rel/
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Ku spo ja kan nanen ktyne qafirav dikush me ni raket me i rrafshu kejt , kur po i ndegjoj kta qafirat tjer t'europes kur po dalin si kunder ktyne qafirav izraelit pom bojn nervoz kur vetem dalin 2-3 dit hajn m...t edhe pastaj prap mbesin perkrahes te ktyne kafsheve m...tav izraelit .
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Protesta te shumta vazhdojne edhe ne keto momente ne Athine perpara ambasades Izraelite dhe sipas mediave Greke jane te pakten 19 te vdekurit dhe mbi 60 te plagosur.
Ndersa televizioni Izraelit ka shperndare nje video ku tregohet sulmi me thike ndaj nje ushtari te forcave speciale Izraelite nga nje aktivist [mbase ne anijen Turke]
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Ishte nje sulm i shemtuar , i ulet , i papranushem dhe mendoj i bere per qellime shume diabolike .
Te shohim pasojat dhe shpresojme te mos jene katastrofike.
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Ky eshte nje veprim krejtesisht i patolerueshem; uroj qe te mos kete pasoja negative te medha per paqen ne kete rajon dhe me gjere.

Nuk duhet ta kundershtojme kete sulm sepse jemi pjese e nje grupimi fetar, por sepse jemi njerez dhe vleresojme rrespektimin e te drejtave njerezore.
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Deri me tash Izraeli ka bere si i ka dashur qejfi me Palestinezet.Por ne kete rast nuk jane vetem palestinezet por jane edhe vullnetare civile nga vende te ndryshme te botes qe u vrane dhe u sakatuan nga ky sulm shtazarak,U vrane vullnetare te paqes te cilet ndermoren kete udhetim human per te ndihmuar nje popullsi te pambrojtur nen nje bllokade disa vjecare prej izraelit.Eshte nje krim i pashembullt kur sulmohen vullnetare humane te paqes e te paarmatosur.Eshte e padegjuar ndonjehere qe edhe ne frontin e luftes keta persona nuk sulmohen e jo me ne nje hapsire ujore nderkombetare.Izraeli duhet ndeshkuar ne kete rast dhe te vihen perpara pergjegjesise personat qe inicuan kete sulm banditesk.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Kosovari Fuad Ramiqi në anijet që u sulmuan nga izraelitët

Fuad Ramiqi, zyrtar i LDK-së, është shqiptari nga Kosova që ka qenë në një prej anijeve të sulmuara nga forcat izraelite, mëson KTV-ja. Burimet tona kanë konfirmuar se Ramiqi ka qenë në Turqi, dhe prej aty ka hipur në një prej anijeve në rrugë për të dërguar ndihmat. Ende nuk është rënë në kontakt me Ramiqin. Gjithashtu, mediat në Maqedoni raportojnë për 3 shqiptarë nga Maqedonia si pjesë e flotës. Ata mendohet të jenë: Sead Hasipi nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Jasmin Rexhepi dhe Sali Emin nga Shkupi //koha
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Të sulmohet konvoji i cili në vete kishte ndihma humanitare e lodra për fëmijet palestinez është thjeshtë mizori. Izraeli i theu të gjitha aktet nderkombetare dhe po ndikon në prishjen e mardhenieve më shumë shtete.

Unë nuk mund të deklaroj më shumë se vetëm një gjë, shpresoj që në fund të ketë Paqe për Palestinen.
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Kosovari Fuad Ramiqi në anijet që u sulmuan nga izraelitët


Fuad Ramiqi, zyrtar i LDK-së, është shqiptari nga Kosova që ka qenë në një prej anijeve të sulmuara nga forcat izraelite, mëson KTV-ja. Burimet tona kanë konfirmuar se Ramiqi ka qenë në Turqi, dhe prej aty ka hipur në një prej anijeve në rrugë për të dërguar ndihmat. Ende nuk është rënë në kontakt me Ramiqin. Gjithashtu, mediat në Maqedoni raportojnë për 3 shqiptarë nga Maqedonia si pjesë e flotës. Ata mendohet të jenë: Sead Hasipi nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Jasmin Rexhepi dhe Sali Emin nga Shkupi //koha

Me sa e di une Fuadi eshte zyrtare i Partise se Drejtesise e jo i LDK-se!
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Alko, une sa e di ky nuk eshte me as ne LDK e as zyrtar i PD-se, por ka qene kandidat i pavarur...lool.
 
Nje gje qe po me sillet neper ket mendjen time eshte se kjo puna Izraelit po me ngjan me rastin e atyre 100 minjeve qe ishin mbledhur per ta blere njefar varese me zile qe t'ia vejne maces ne qaf me qellim qe saher ajo te afrohet kta te lajmrohen dhe te mshifen neper biruca. Kur blene varesen te gjithe u gezuan por ai gezim i zgjati shume pak kur krejt ne fund u kthjellen dhe kuptuan se asnjeri nga ta nuk ishte aq i forte sa t'ia vej maces varesen ne qaf.
Ne kete menyre po veprojn edhe kto shtetet qe nga distanca po e "denojne" Izraelin per kto krime. Shpresoj te gaboj ne kte qe e thash. Dhe ne fakt dua te gaboj. Por kam frik qe spo gaboj.
Alfonci tha " Nuk duhet ta kundershtojme kete sulm sepse jemi pjese e nje grupimi fetar " , dhe kjo me pelqeu. Por deshtem apo jo ne, kjo ngjarje lidhet me fe. Nje shtet hebre ne det te hapur sulmoi disa anije humanitare qe ishin nisur ti ndihmonin muslimanet, ne kete rast, armiqt e tyre.
Ktu un po vrisja mendjen se si dhe ne çfar menyre do te reagonte bota sikur ato anije me ndihma te ishin nisur per ne Izrael dhe te njejten kohe te ishin sulmuar nga muslimanet ? Kjo mbetet per tu diskutuar.

---------- Post added at 12:47 ---------- Previous post was at 11:28 ----------

Se harrova dhe nje gje. Kur thash e gjitha po behet per fe dhe antifese, pasna harruar me e cek se Izraeli sulmon ku i teket dhe sa here qe i teket, dhe ai shteti tjeter qe njifet si modeli i demokracise ne bote, Amerika dhe administrata Obama vazhdon te kerkoj mbeshtetje per sanksione, vazhdon dhe kurr nuk rresht se vazhduari, por kunder Iranit.
Nese nga diktaturat komuniste deri sot ne demokracine moderne ka ndonje ligj qe nuk ka ndryshuar aspak, ai eshte ligji i se drejtes, qe perpilohet per te gjithe, por ndryshon per te dobtit dhe ne ate menyre krejt haptas mbrone te fortin.
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

IshAllah bohen bashk kejt vendet Muslimane ma saktesisht kejt Muslimant sa ma shpejt , dhe at'her nese eshte nevoja edhe te kris nje luft .
askend mos me nguc por ata qe na ngucin me i rrafshu .
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Keta jane, mizor, qe per te arritur qellimet e veta mbi te vdekur ecin!
Keta jane njerezit me te prisht ne rruzullin tokesore dhe ate galaksior!
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

IshAllah bohen bashk kejt vendet Muslimane ma saktesisht kejt Muslimant sa ma shpejt , dhe at'her nese eshte nevoja edhe te kris nje luft .
askend mos me nguc por ata qe na ngucin me i rrafshu .

Disa nga shtetet arabe i perulen SHBA-ve. Ne tjetren ane aleati me i madh i Izraelit jan SHBA-te.
Qe dmth shtetet arabe spaskan me u bo bashk kurre. Jo pse skan mundsi, po skan tru, dhe dikush tjeter po e shfrytzon me se miri ket.
 
Titulli: Turqia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

nuk eshte hera e pare qe Izraeli shkel ligjet nderkombetare por sic duket tani po mbush kupen, dhe me vjen mire qe dhe disa forumas e kan kuptuar se Izraeli paska qene i pa drejte.

popujt mysliman nuk ju bien ne qafe popujve te tjere .

duhet te thoni te verteten ose te mbyllni gojen, lol
 
Back
Top