Turqia teston raketen gjate te veprimit

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Işık deklaroi se raketa e parë vendore me rreze të gjatë të veprimit e tipit “Bora”, është testuar me sukses në qytetin Sinop të Turqisë.



Në përgjigje të pyetjeve në interes të gazetarëve gjatë Panairit të 13-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes IDEF 2017 ku ekspozohen armët vendore dhe kombëtare, ministri ثshëk tha: “Në qytetin Sinop të Turqisë, është bërë testimi i ri i raketës vendore “Bora” me rreze të veprimit 280km. Testimi ka qenë i suksesshëm dhe është kryer në Detin e Zi. Turqia tani është në gjendje për të prodhuar raketën e saj dhe jemi krenar për këtë”.

Raketa “Bora” e zhvilluar nga ana e kompanisë turke ROKETSAN është e diametrit 610mm, ndërkaq peshon 2500kg.

Testata e raketës peshon 450kg ndërkaq raporti i shmangies është 50m.
Mesazhi.com
Sistemi zbaton me sukses taktikën “qëllo dhe ndrysho pozicionin”.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top