Turqia: Siria rrezikon sigurinë rajonale, nuk do rrimë duarkryq

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
30363_3.jpg

ANKARA- Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu deklaroi se Turqia nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të Sirisë, por shtoi se nuk mund të rrijë duarkryq sa kohë siguria e rajonit është e ekspozuar ndaj rrezikut.

"Turqia nuk ka dëshirë të përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti, por përderisa paraqitet rrezik për sigurinë rajonale, atëherë ne nuk do të mund të lejojmë luksin që të qëndrojmë mënjanë dhe të vëzhgojmë", tha kryediplomati turk.

Davutoglu shtoi se Turqia ka përgjegjësi dhe të drejtë që t'i thotë "mjaft" Damaskut, përderisa ekspozon ndaj rrezikut edhe sigurinë turke.


(er.nu/mia/BalkanWeb)
 
Back
Top