Turqia paralajmëron luftë fetare në Europë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Reagimi i ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ndaj fitores se kryeministrit holandez Mark Rutte, ka ngjallur polemika të mëdha

Kryediplomati turk deklaroi se mes Ruttes dhe kandidatit humbës të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, të cilin ai e quan “fashist", nuk ka ndonjë ndryshim të madh ndërsa shtoi se Europa mund të bëhet shumë shpejt pre e luftërave fetare.

“Në ç’drejtim po shkoni, ku po e tërhiqni Europën? Ju po e çoni drejt kolapsit, drejt buzës së greminës. Së shpejti në Evropë do të nisin luftërat fetare”, u shpreh Mevlut Cavusoglu.

Mosmarrëveshjet me Ankaranë, pasojë e ndalimit të tubimeve elektorale të dy ministrave turq në Hollandë, u kthyen në kapital politik për Rutten. Partia e tij popullore për liri dhe demokraci siguroi 33 vende në Parlament, duke mposhtur partine për liri të Wildersit, e duke i dhënë një frymëmarrje të re kontinenti të vjetër të përballur me një dallgë populizmi në rritje.

Të enjten, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Rutte fitoi zgjedhjet, por humbi miqësinë e Turqisë. Presidenti turk dënoi ashpër dhe vendimin e Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut që lejon kompanitë t`ua ndalojnë punonjësve të tyre mbajtjen e shamisë së kokës. “Turp t’i vije BE-së, me gjithë parimet, vlerat dhe drejtësinë e saj. Ata kanë nisur një konflikt mes kryqit dhe gjysmëhënës së Islamit, se nuk ka shpjegim tjetër”, ishte komenti i Erdoganit./ Top Channel
xxx_1489754733-6518653.jpg
 
Lufte fetare?
Kush me ke?
Cifutet kunder katolikeve?
Protestantet kunder adventisteve?
Anglikanet kunder deshmitareve te jehovait?
Mormonet kunder baptisteve?
Per ca lufte fetare te shenjte e ka fjalen ky?
Nuk besoj se aludon luften e myslimaneve te tij kunder te krishtereve sepse me sa di une Islam do te thote paqe dhe myslimanet jane paqesore si besimtare, apo jo?
Do te isha shume i interesuar te dija c'mendojne myslimanet e forumit per kete deklarate te ministrit turk.
 
@Lev, ata myslimanet e forumit alla turke kane vdek fare, ju doli shpirti me lobime per Truqine dhe Derrdoganin.

Luften fetare, ose me sakte jihadin islam, keta e perdorin ne ato momente si ne ate thenjen "kur ngordhi kali ju turren ti heqin patkojt".
Kure P. Osame po jepte shpirte ne 1911-1920, nga njera ane nga sllavet dhe nga ana tjeter nga europiantet, ju bene thirrje myslimanve te ngrihen ne lufte(fetare) kunder te adhuruesve te kryqit. Ne fakt nuk ishte kryqi e kisha qe po debonte osmanet, por shetet europiane & ballkanike, qe me kryqin nuk kishin fare te beje kjo lufte anti osmane. Por Turiqia e perdorte kete jihad kunder kryqit pasi nuk kish se si ti frymzonte ndryshe ushtaret pervecse me terme religjoni.

Tani Erdogani pak dite me pare jo pa qellim e ka permendur genocidin ne Bosnje (Srebrenica) kunder Danimarkes, Vulen ja ka vene ky ministri. Po propagandojne per jihad me nje urrejtje te besimtarve ndaj Europes. Une shpresoj qe t'ja arrijne qellimit, dhe ta filloje nje konflikt te tille. Por nga ana tjeter them qe e kane vetem per propagande klasike para votimeve.
Kur Europa aso kohe e zbythi P. Osmane duke ja vene kufirin deri 50m nga bregu i detit, kush e ka na liste sot se kush eshte Turqia me kercenimet qe ben.
 
po musliman jam nuk dua kete prapavive fetare
 
po musliman jam nuk dua kete prapavive fetare

Faleminderit per pergjigjen !

Nuk e vija ne dyshim mendimin tend dhe me behet qejfi qe e mendon keshtu.
Sa per te tjeret.....e dija gjithashtu qe perderisa askush nuk ka degjuar krisma atehere krisma ........nuk ka pasur lol
 
Back
Top