Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Turqia në BE, mbyllet çarja Perëndim-Bota Islame

Davutollu: "Tensionimi Lindje-Perëndim do të mbarojë me anëtarësimin e Turqisë në BE".


Ministri i Jashtëm i Italisë theksoi në Stamboll gjatë Forumit 6 Turqi-Itali se Turqisë nuk duhet t'i propozohen partneritete të ndryshme, por i duhet hapur rruga për anëtarësim të plotë.

Edhe Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutollu theksoi se tensionimi lindje-perëndim do të mbarojë me anëtarësimin e Turqisë në BE.

Ministri i Jashtëm i Italisë duke përsëritur edhe një herë përkrahjen që i jep vendi i tij anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE, theksoi se ky anëtarësim do të realizojë mbylljen e çarjes midis Perëndimit dhe Botës Islame.

Fratini bëri paralajmërimin se mbyllja e portave të Bashkimit Evropian do të bëhet shkak i ngritjes së një tjetër 'Mur Berlini' dhe nënvizoi se askush nuk duhet të ketë dyshime për anëtarësimin e plotë të Turqisë.

Edhe Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutollu duke vënë në dukje se anëtarësimi i plotë në BE për Turqinë është një objektiv strategjik tha: "Ashtu siç përfundoi lufta e ftohtë strategjike ashtu duhet të përfundojë edhe lufta e ftohët kulturore. Lufta e Ftohtë përfundoi me rrëzimin e Murit të Berlinit, kurse lufta e ftohtë kulturore dhe tensionimi lindje-perëndim do të përfundojnë me anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE".

Ahmet Davutollu tha se Turqia është duke bërë atë që i takon dhe se ajo është në pritje që edhe Bashkimi Evropian t'i qëndrojë besnik premtimeve të bëra./trt/
 
Turqia nuk do te behet kurre pjese e BE-se. Deklaratat e burokrateve perendimor ne mbeshtetje te antaresimit te saj jane thjeshte illustrime. Nder 35 kapituj qe duhet te plotesoj Turqia rreth 8 jane te pazgjidhur sepse ceshtja e Qipros s'ka te ngjare te marre fund ne ndonje kohe te shkurter. Turqia s'ka te ngjare te levize dhe te hyje ne kontintin europian fizikisht dhe perendimi nuk do te joshet deri ne ate pike qe te ndikohet dhe te thote po.

Nuk e besoj aspak se antaresimi i Turqise do i thyente muret me boten islame. Turqia nuk shihet si lider shpirterore ne boten islame. Ne fakt eshte Arabia Saudite dhe Irani qe do i plotesonin ato kushte. Nga ana tjeter termi bota islame eshte shume i gabuar sepse ne te perfshihen jo vetem vende te lindjes se mesme. Gjithsesi ndarja eshte jo thjeshte politike, por eshte shoqerore, kulturure, fetare dhe historike. Ato nuk mund te ndryshohen gjate nates.
 
Shpresoj se do futet insha-Allah.
 
keta min italan ngado qe shkojne do hyni ne be ju thone
turqia nuk e fusin dhe per vete faktin gjografike d m th qe pengon komplet lindjen e mesme per tu dyndure ne evrope ose eshte njefare pengese
 
IshAllah po hin ma shpejt dikur skan qare pa u dorzu edhe BE-ja :P


eh IshAllah spo na qet viza tani neve Turkia :P
 
Europa ka nevoje per krah pune te lire keshtuqe dhe keta do hyne ne nje kohe te caktuar...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back