Turqia, lider evropian ne punesim

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Me arritjen e numrit të të punësuarve në 27 milionë e 205 mijë persona në vitin 2016, Turqia brenda pesë viteve prodhoi dy milionë e 384 mijë vende pune shtesë

Turqia është regjistruar si vendi që ka prodhuar më së shumti vende të punës brenda pesë viteve në periudhën 2012-2016. Konkretisht, në këtë periudhë Turqia ka prodhuar punësime shtesë për dy milionë e 384 mijë persona. Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka siguruar nga Enti Statistikor i Turqisë dhe EUROSTAT-i, Turqia në vitin 2012 kishte të punësuar 24 milionë e 821 mijë persona, ndërsa vazhdimisht e ka rritur këtë shifër. Ndërkaq, me arritjen e numrit të të punësuarve në 27 milionë e 205 mijë persona në vitin 2016, Turqia brenda pesë viteve prodhoi dy milionë e 384 mijë vende pune shtesë.



Teksa Turqia radhitet mbi vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për sa i përket prodhimit të vendeve të punës, ajo po ashtu ka prodhuar vende pune më shumë se 24 shtete të BE-së së bashku, pa përfshirë Gjermaninë, Britaninë, Poloninë dhe Spanjën. Nga ana tjetër, Rumania, Greqia, Finlanda dhe Qiproja Greke kanë tërhequr vëmendjen si shtete me numër të zvogëluar të vendeve të punës gjatë periudhës në fjalë. Punësimi në Turqi fitoi intensitet nën ndikimin e thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdoaan për “mobilizim në punësim” në fillim të këtij viti.

Sipas të dhënave në fund të muajit korrik të këtij viti, Turqia ka shtuar një milion e 122 mijë vende pune në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur në 28 milionë e 758 mijë vende pune. Nëse shtohet edhe kjo shifër, atëherë rezulton që Turqia të ketë prodhuar gjithsej tre milionë e 937 mijë vende pune.







Read more: Turqia, lider evropian ne punesim – tetova1.com21.15-GLOBI-Turqia...-2.jpg
21.15-GLOBI-KRYESORE-Turqia...-1-750x430.jpg
http://www.tetova1.com
 

Attachments

  • 21.15-GLOBI-Turqia...-2.jpg
    21.15-GLOBI-Turqia...-2.jpg
    71.5 KB · Shikime: 0
O legjenda mos i merr tera lajmet tek tetova.com se na cmende duke i edituar.
Dhe mos hap me shume se dy tema ne nje ore.
 
lol lol lol Lereni legjenden se po na jep informacion te vlefshem... lol
 
Back
Top