Turqia, kundër vendimit të BE-së për shaminë islamike

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Turqia, kundër vendimit të BE-së për shaminë islamike

shamia.jpg


Turqia kritikoi një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, sipas të cilit, kompanitë në Bashkimin Evropian mund t’i ndalojnë punëtorët nga veshja e simboleve fetare ose politike, përfshirë shaminë islamike.

“Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi shaminë e kokës vetëm se do të forcojë prirjet anti-myslimane dhe ksenofobike”, tha Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Quo vadis Europa? (Ku po shkon Evropa?)”, shkroi ai në Twitter.

Sipas vendimit të gjykatës së lartë të Bashkimit Evropian, të marrë të martën, ndalesa e simboleve fetare dhe politike duhet të bazohet në rregullat e brendshme të kompanisë, që kërkojnë nga të gjithë punëtorët “të vishen në mënyre neutrale”.

Ky është vendimi i parë i gjykatës për shaminë islamike në vendet e punës, në shtetet e Bashkimit Evropian.

Vendimi është nxitur nga rasti i një recepsionisteje, e cila është shkarkuar pasi ka vënë shami në punë, në kompaninë e sigurisë G4S, në Belgjikë.

Drejtësia belge e ka referuar rastin për sqarim në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Muajin e kaluar, ndërkaq, ushtria turke ka ndryshuar rregullat e saj, duke u lejuar oficereve gra të veshin shaminë islamike gjatë kohës sa janë në detyrë.
g.shqip
 
Pe mbulesen qe mbajne fermat myslimane gjinden te diskriminuara ne perendim. Le ta provoje ta heqe mbulesen ne vendin e origjines, do te diskriminohet gjithsesi.
Ose do perfundoje akoma me keq..





 
Back
Top