Turqia kërcënon SHBA-në

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Turqia ka paralajmëruar sot SHBA-në se vendimi i saj për t’i armatosur forcat kurde që luftojnë kundër ISIS-it në Siri, mund të përfundojë duke e lënduar vetë Uashingtonin.

Po ashtu, Turqia e ka akuzuar Amerikën, aleatin e vet në NATO, se po ia mban anën terroristëve, transmeton Express.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka dhënë aprovimin e tij për furnizimin me armë të forcave kurde që e luftojnë ISIS-in në Siri, njoftoi dje Pentagoni.

Elementet kurde të Forcave Demokratike Siriane (SDF) do të pajisen me armë nga SHBA-ja për ta ndihmuar në largimin e ISIS-it nga bastioni i saj Raqqa.

Turqia e sheh milicinë së YPG-së kurdo-siriane si shtrirje të Partisë së Jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistian (PKK). SHBA-ja, Turqia dhe Evropa e konsiderojnë PKK-në organizatë terroriste.

“Administrata e SHBA-së ende ka kohë ta konsiderojë ndjeshmërinë e Turqisë rreth PKK-së. Nëse nuk ndryshohet vendimi, atëherë sigurisht se do të ketë pasoja dhe do të rezultojë me rezultat negativ edhe për SHBA-në,” ka thënë kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse

download_2_2.jpghttp://www.shqiperiajone.org
 

Attachments

  • download_2_2.jpg
    download_2_2.jpg
    25.5 KB · Shikime: 0
Back
Top