Turqia detyron ambasadorin izraelit të heq këpucët në aeroport

Kresha

A pretty face can never trick me
Turqia detyron ambasadorin izraelit të heq këpucët në aeroport, mediat e Tel Avivit: po na poshtërojnë (video)

Mediat izraelite kanë publikuar një foto ku shihet ambasadori i tyre në Turqi duke hequr këpucët në areoport gjatë kontrollit. Përfaqsuesi i diplomacisë së Tel Avivit duhet ta lërë Turqinë pas një kërkese të Ankarasë, bërë si reagim ndaj vrasjes së rreth 60 palestinezëve dhe plagosjes së afro 3000 të tjerëve ditën kur u inaguruar ambasada amerikane në Jerusalem, akt që shënon shpalljen e qytetit të shenjtë e simbol të tre besimeve, si kryeqytet i Izraelit.

Turqia ka qenë ndër reagueset më të zëshme nga bota islame, edhe në nivel zyrtar, ndaj aktit Trump, e po ashtu dhe ndaj Tel Avivit zyrtar, përgjatë qeverisjes Erdogan.

Heqja e këpucëve për kontroll nga ana e ambasadorit izraelit, kërkuar në emër të kontrollit për masa anti-terror, është marrë si një poshtërim që Turqia i bën qeverisjes së Tel Avivit. /tesheshi.com/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
E ka marr si poshterim se nuk eshte mesuar te eci ndonjehere me avion, ndryshe do e kishte marr si normalitet.
 
eshte provokim por nese i heqim te gjithe le ti heq edhe ai si te tjeret meqense kontrolli ka dashur te kontrolloj.. e meqense eshte vizitor ne ate shtet duhet te respektoj rregullin qe ka ai vend.
pastaj izraeljanet smund te ankohen per kobtrollin kur ne cdo aeroport ( te pakten ne itali) kan hyrje e dalje te vecante me super kontrolle deri edhe ne marrje pytjesh!!!
do thoni ju eshte personalitet epo ne fund eshte njeri!
 
te gjithe i heqin
 
vallahi o jane nuk punoj me aeroport Lol

Ama ne 8-9 here ne vit qe kam udhetuar se fundmi na eshte kerkuar. Njerezve flas.
 
Back
Top