Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Kresha

A pretty face can never trick me
23 Dhjetor: Turqia reagoi ashpër ndaj votimit të parlamentit francez që e quan krim mohimin publik si gjenocid të vrasjeve masive të armenëve gjatë periudhës otomane në Turqi gati një shekull më parë.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot Francën se ka kryer gjenocid në Algjeri më shumë se 60 vjet më parë. Ai tha se kolonialistët francez masakruan 15 përqind të popullësisë algjeriane duke filluar nga viti 1945.

Presidenti i Turqisë Abdullah Gul tha se homologu i tij francez Nicolas Sarkozy është paragjykues ndaj Turqisë.

Franca ka shprehur keqardhje ndaj reagimit të Turqisë për projektligjin që dhoma e ulët e parlamentit francez e miratoi të enjten.

Masa thotë se të gjithë ata që mohojnë se vrasjet masive të armenëve nga forcat turke kanë qënë gjenocid, përballen me një gjobë prej gati 60 mijë dollarësh dhe deri në një vit burg.

Legjislacioni duhet të miratohet nga senati francez për të kaluar në ligj. Franca formalisht i ka njohur vrasjet e armenëve si gjenocid në vitin 2001, por nuk kishte vendosur gjoba për ata që e refuzojnë atë./voa/
 
Pe: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Kesaj i thone "o miq o armiq". Pasi u lodh Erdogan duke trokitur ne dyert e te gjitha shteteve europiane, pa sukses, per tu bere kandidate per ne UE, tani gjuan shkelma si femijet qe duan te tregohen te rritur. Sarkozy i ka thene troq qe disa vite me pare "sa te jem une te mos u shkoje ndermend hyrja ne UE".
Erdogan futi bishtin nder shale dhe u kthye ne Turqi, ashtu si 100 vjet me pare ...!!
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Hallall i qofte !
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Turkia po forcohet , europa(BE) po shkatrrohet.
Kan me kerku keto vendet e europes me hy ne turki edhe naj vit :p , qysh ka fillu lulzimi i ekonomis per ushtri mos tflasim 10 milion ushtar i ka) etj veq po shkon ma mire e ma mire.
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Eshte plotesisht e vertete e madhe se edhe Franca ka kryer gjenocid ne Algjeri dhe jam qe gjenocidi te ndeshkohet sipas mases se realizuar. Por ky gjenocidi Francez ne Algjeri ne asnje moment nuk e mbylle gjenocidin Turk ne Armeni. Pra secili popull ka te drejte te kerkoje demshperblim. Megjithate me kete fjalim Erdogani na e paska hapur rrugen edhe neve te kerkojme demshperblim ndaj Turqies dhe qe besa kemi cfare te kerkojme.
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Eshte plotesisht e vertete e madhe se edhe Franca ka kryer gjenocid ne Algjeri dhe jam qe gjenocidi te ndeshkohet sipas mases se realizuar. Por ky gjenocidi Francez ne Algjeri ne asnje moment nuk e mbylle gjenocidin Turk ne Armeni. Pra secili popull ka te drejte te kerkoje demshperblim. Megjithate me kete fjalim Erdogani na e paska hapur rrugen edhe neve te kerkojme demshperblim ndaj Turqies dhe qe besa kemi cfare te kerkojme.

Xhaxhi Kitrra hajt p.sh po del ne nje takim me Erdoganin , e a po me tregon ti mua se qka i kishe kerku?
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Ado kete fare muhabeti e kemi diskutu disa here madje ke edhe nje teme te vecante mbi te. Une e kisha veq nje pyetje per te: Me dhe mbi cfare te drejte i bleu Turqia 410.000 shqiptar (me cmimin e nje kali per person te rritur) vetem brenda viteve 1950-1960 duke shpopulluar teresishte 1/3 e teritorit te Kosoves lindore?
E kuptoj se ti e ke te veshtire ta kuptosh kete fakt por gjenocidet nuk harrohen.

Qe besa ne jo vetem ndaj Turqise por edhe nda Serbise dhe Greqise kemi te drejte ne demshperblim. Pse nuk kemi bythe kjo eshte dicka tjeter.

Armenet kan bythe dhe burreri dhe se shpejti do e fitojne te drejten e tyre ne demshperblim.

Per ta vertetuar kete fakt, por ti Ado e ke te veshtira ti kuptosh keto gjera, Gjermanet ne gushtin e vitit 2011 perfunduan kryerjen e demshperblimeve te Luftes se Pare Boterore ( te luftes se pare jo te dytes kuptoje kete).
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Kiterr : Mos ndoshta je ka rritesh me frymen e historis te shkive dhe te vatikanit !
Nuk e di un kur i bleu turkia ata shqiptare edhe nuk e di pse me besu un historin qe thuhet qe turkia me serbin ben aleance qe shum shqiptare nga kosova u shperngulen ne turki me turturat e serbis eshte fakt qe pati turtura por a thua qe ne vitet 1998/1999 pagoj amerika edhe europa qe serbia me gjenocid ti shperngul gjysmen e popullates te kosoves drejt shqiperis , maqedonis europ e amerik !
keshtu munde te themi nese thojm qe edhe turkia ka ble shqiptare per te ikur ne turki pse nuk e themi ne qe turkia ndihmoj shqiptaret dhe i mori ne turki dhe i shpetoj nga serbia ?
sidoqoft un e dije qe me heret ka ndodh shperngulja jo ne ato vite qe ke permend ti nese e ke fjalen per shpernguljen e shqiptareve drejt turkis?
a nuk e kishte me mire e me let turkia qe ti kerkonte serbis ti shfaroste ata shqiptare por ti marre ne turki qfare po perfitonte turkia ne kete aspekt ? popullat ka pas e ka sa te duash.
A thua pse turkia nuk i mori shqiptaret e shqiperis ne turki por i mori shqiptaret e kosoves ?
sidoqoft un nuk e besoj historine sllavo-vatikane qe e kemi tani e ti e ke mendimin tend un timin por jo gjethqka qka me eshte servire para e besoje.
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri


sidoqoft un e dije qe me heret ka ndodh shperngulja jo ne ato vite qe ke permend ti nese e ke fjalen per shpernguljen e shqiptareve drejt turkis?

Ta thashe edhe me heret se ti e ki problem me i kuptu ca gjera? Serbia dhe Turqia bene dy marreveshje mbi shpenguljen e shqiptareve dhe une kam permendur vetem marreveshjen e fundit dhe a don me ti pru emrat se kush ishin nenshkrues te marreveshjes dhe ku u nenshkrua ajo.

Ado ne ate kohe Turqia i bleu shqiptaret vetem per nje arsye dhe jo per ti shpetuar. Ajo arsye ishte. Per te rritur numrin e popullates se vet, duke i konsideruar shqiptaret turq, per ti derguar ne rajonet ku dominojne kurdet. Kete lloj politike muti si Turkia ka perdore edhe Serbia kur i sillte kolonet serb ne Kosove nga Kroacia, Bosnja dhe Serbia.

Ado lexo historine se edhe nga Shqiperia dhe Geqia, Turki morri Shqiptar. Nuk po te them me lexu histori te Vatikanit, por ungje Faqen dhe lexo per Historine e Muhaxhireve. Ke edhe shoqaten e tyre dhe mundesh me shku me i pyet? Hajde me te mira dhe mos u merzit se na jemi budall dhe bythagji e nuk i kerkojme demshperblim Turkies jo?
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Un shum mir e kom kuptu , por te thash qe ne vitet 18.. e diqka ka fillu shperngulja ashtu e thash un sepse ashtu po quhet por nfakt mundet mu kon SHPETIMI i SHQIPTAREVE nga serbia e ku ta di un greqia.
Sidoqoft un te thash nuk e besoj fort ato historia qe i kemi me shum mendoj me logjik tash te verteten me te mire e din veq All-llahu.
Edhe diqka babgjyshit tim i kan shku ne shtepi shkit e i kan kerku mu largu por nuk ka pranu athua ja kthej ca lek serbia turkis sepse ska pranu ai?
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Ehe dhe ja Frances po i behet shume vone cfare akuzon turku.. Hajde mendje hajde..!!
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Edhe na Shqiptart jena merzit shum love ahahahha
 
Pe: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

[MENTION=91]Ado[/MENTION], Kitrra per mendimin tim, ka te drejte..kerkoje njehere ne google Gentilmen's agreement ose si i thone turqshte xhentilmenlik anlasmasi 1953.
Historin e Kosoves e dini ju me mire se une sdq shpreha mendimin tim.
Franca ben lojra politike per te fituar simpatine e lobit armen kshu qe keto jane gjera qe priteshin.
 
Titulli: Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Shpesh kerkohet nga vende te ndryshme qe te njihet nje gjenocid, nje ngjarje e ndodhur nje shekull me pare, nje ngjarje me apo pa prova e fakte reale, nje ngjarje e sajuar apo e pasajuar. Harrojne gjenocidet e verteta qe ndodhin tani ne keto momente anembane botes, para syve tone.
 
Back
Top