Turqia, 150 milion $ ndihmë Somalisë dhe vendeve afrikane

Ado

FISEBILIL-LAH
Turqia mblodhi 150 milionë dollarë ndihmë për Somalinë dhe vendet tjera afrikane, deklaroi presidenti turk Abdulla Gjyl para takimit në Stamboll me presidentin somalez Sheik Sharif Ahmed.
Gyl theksoi se bisedat janë në suaza të seancës së jashtëzakonshme të Organizatës të Konferencës Islamike (OKI), kushtuar çështjea për problemet me thatësirën dhe ushqimin në Afrikë.
Njëqind e pesëdhjetë milionë dollarët e mbledhura do të shfrytëzohen për blerje dhe dërgim të ndihmës humanitare, ushqim dhe barna në vendet më të prekura afrikane.
Turqia ishte një nga iniciatoret më kryesore në takimin e jashtëzakonshëm të OKI-së.
 
Back
Top