Turqi, sulm kamikaz në ambasadën amerikane

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
ankara_blast_afp_1_670.jpg


Një sulm kamikaz në sektorin e lëshimit të vizave në Ambasadën Amerikane në Ankara, ka shkaktuar dy të vdekur, disa të plagosur dhe panik në një nga lagjet që konsiderohet ndër më të sigurtat në kryeqytetin turk.

Viktimë ishte roja i sigurisë, shtetas turk, pjesë e stafit të ambasadës amerikane dhe vetë atentatori, ndërsa disa persona të tjera, përfshirë këtu edhe kalimtarë të rastit janë lënduar lehtë.

Raportohet se godina e ambasadës nuk është prekur nga shpërthimi, ndërkohë që ambasadori amerikan në Turqi, Francis J. Ricciardone Jr. tha për mediat se kjo që ndodhi ishte e trishtueshme dhe kërkoi zbardhjen e ngjarjes.

Pranë ambasadës amerikane ndodhet ajo franceze dhe gjermane. Dhjetra ambulanca dhe forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe izoluan zonën.

Autoritetet turke nisën hetimet e para, ndërkohë që për momentin askush nuk ka marrë përsipër aktin e rëndë. Shpesh vitet e fundit Turqia është vënë në shënjestër të sulmeve terroriste, në të shumtën e rasteve të ndërmarra nga kurdët separatistë, por edhe nga ekstremistët islamikë që kritikojnë aleancën me Shtetet e Bashkuara.

Nisur nga objekti i sulmit, këtë radhë dyshimet më të mëdha bien për një sulm të organizuar nga ekstremistët islamikë./TCH
 
Back
Top