Turqi; Pas nje jave Turqia do vendos sanksione shtetit Izraelit

redi-

Anëtar i Respektuar
Manovra e parë e Turqisë pas vendimit për masa detyruese do të jetë ngritja e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.Turqia po vihet në veprim pas vendimeve, që mori për sanksione kundër Izraelit.

Fillimisht do të trokitet në portat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Kështu do të hidhet në jetë edhe paketa me 5 pika për masa detyruese.

Vihet në dukje se Turqia do të aplikojë edhe planin B.

Si të mos mjaftonin Raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjen Mavi Marmara dhe moskërkimi i faljes nga ana e Izraelit për vrasjen e qytetarëve turq; qëndrimi i mbajtur nga Tel-Avivi bëri që Ankarasë t'i humbasë durimi dhe ta shfaqë reagimin e saj në mënyrë të ashpër me vendimin për sanksione.

Ndërsa tani ka ardhur koha për t'u vënë në lëvizje.

Manovra e parë e Turqisë pas vendimit për masa detyruese do të jetë ngritja e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Detyrues është vendimi i GJND-së. Meqenëse ju mendoni kështu, atëherë le të vendosë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Brenda javës së ardhshme do të fillojmë procedurën e nevojshme juridike", u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu.

Kurse hapin e 2-të do ta hedhë personalisht Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.

Numri 1 i qeverisë së Ankarasë do të marrë pjesë në mbledhjen, që Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë më 19 shtator në Nju-Jork, ku do të bëjë thirrjen "bllokada ndaj Gazës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ajo duhet hequr menjëherë".

Më parë është bërë e ditur se në kuadrin e paketës sanksionuese me 5 pika të Turqisë kundër Izraelit, janë pezulluar të gjitha marrëveshjet ushtarake me këtë vend.

Theksohet se këtë vendim do ta ndjekin edhe pezullimi i prokurimeve publike.


Admin
Admin

Numri i postimeve: 1106
Piket: 18104
Respekti: 17
Date e hyrjes: 22/01/2011
Mosha: 13
Vendodhja: Puke

ForumiVizitor - Portali

Mbrapsht në krye
 
Back
Top