-
- Anëtarësuar më
- Apr 1, 2011
-
- Mesazhe
- 115,970
-
- Reagimet e mara
- 85,001
Turqi, një atentator dënohet me burgim të përjetshëm 53 herë
Një shtetas nga Turqia është dënuar 53 herë me burgim të përjetshëm për sulmin me bomba të vitit 2013, ku u vranë dhjetëra persona në afërsi të kufirit me Sirinë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke.
Agjencia Anadolu ka raportuar se Nasir Eskiocak është dënuar me nga një burgim të përjetshëm për secilin nga 53 personat që u vranë në dy sulme të koordinuara me makina-bombë në qytetin turk, Reyhanli, që gjendet në provincën Hatay.
Prokurorët kanë thënë se Eskiocak ka qenë ideatori i sulmit që ka ndodhur më 11 maj, 2013, sulm për të cilin, Ankaraja zyrtare kishte fajësuar grupet që mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Damasku ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në këtë sulm.
Në luftën shtatëvjeçare civile siriane, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin grupet rebele që luftojnë kundër Assadit, ndërkaq, Rusia dhe Irani mbështesin forcat qeveritare siriane.
(gazeta-Shqip.com)/REL