Turma inkurajon misionin vetëvrasës: Jepi, hidhu nga pallati

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
crowd.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Telford në Britaninë e Madhe.

Një person kishtye hipur në një ndërtesë 18 metra të lartë duke kërcënuar se do të hidhej.

Turma që u mblodh poshtë pallatit jo vetëm që nuk i erdhi në ndihmë, por e shtyu personin rreth të dyzetave që të hidhej.

“Jepi, hidhu. Të shohim sa di të kërcesh”, kanë qenë thirrjet e turmës.

Policia ka shkuar pas disa minutash në vendngjarje por viktima është hedhur gjithsesi.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë thënë se turma jo vetëm që e nxiti por edhe e filmonte me celularë gjithë ngjarjen.

Ngjarja është kritikuar nga polica si dhe përdoruesit e internetit që e kanë quajtur një gjest çnjerëzor dhe të pashpirt.
mapo
 
Titulli: Turma inkurajon misionin vetëvrasës: Jepi, hidhu nga pallati

Prandaj quhet turme!
Di kush te na flasi per teorine e turmes?
 
Titulli: Turma inkurajon misionin vetëvrasës: Jepi, hidhu nga pallati

Cdo dite e me shume njerezit jane me pak human.
 
Pe: Turma inkurajon misionin vetëvrasës: Jepi, hidhu nga pallati

Ky raste është precedent: këtij edhe s'ikur të doje t'i
ndihmoje do të ishte vështirë, qofsh edhe ndonjë
ekspert. Për vete, në këso raste më mirrë rri anash,
se sa mandej të të mbetet faji e përgjegjësia ty për
një budalla që ka vendosur t'i jep fund jetës.
Kurse, më e keqja që mund të ndodh është të shkosh
edhe ti s'i qeni n'rrush bashk me te.

Nuk ma merr mendja se dikush nga turma ka pasur dëshirë
që ai të hidhet, më shumë reaksionet vijnë nga nënçmimi i situatës,
duke menduar se personi simulon apo s'e ka seriozisht...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top