Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Turizmi ne Pukë

Ja disa vende te cilat mund ti vizitoni ne rrethin e Pukes.

Shpella e Kaurit
Ndodhet afër fshatit Lëvrushk, në malin e Kollatës. E formuar si shpellë karstike në gëlqerorët e trias – jurasit, është e gjatë 250 m, e gjerë dhe e lartë 3 m, me kaonkrecione të shumta. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Levrushk.D

Fosilet amonite të Triaskut të Poshtëm në Kçirë
Gjenden në fshatin Kçirë, 600 m mbi nivelin e detit. U studiuan nga gjeologu austriak F. Nopca. Fosilet e spacieve Sagaceras albanikum, Pronorites osmanicus, Procarnites scanderbegis, etj. dalin në një territor 4500 m2. Vizitohet me rrugën Pukë – Kçirë.

Peneplena e Gomsiqes
Ndodhet afër fshatit Gomsiqe, 800 m mbi nivelin e detit. Përbën mbetje të peneplenës tortoniane: sheshimi i relievit nga veprimi i faktorëve të jashtëm (erozionet, etj.), para 17 milion viteve, në kushtet e qetësisë relative të lëvizjeve tektonike diferencuese. Ka formën e një pllaje të sheshtë: 1,5 km e gjatë, 700 – 750 m 3 gjerë. Vizitohet me rrugën Pukë - Gomsiqe.

Guri i Shenjtë
Ndodhet afër fshatit Zezaj, 538 m mbi nivelin e detit. ثshtë një gur graniti me formë shumëkëndëshi. Legjenda e lidh me Skënderbeun. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Zezaj.

Gështenja e Kokdodit
Gjendet 981 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kokdode, komuna Iballë. Përbën pyll gështenjë kali (Aesculus hippocastanum L.), rreth 10 ha, me lartësi 15 – 17 m, diametër të trungjeve 100 – 130 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet me rrugën Pukë – Iballë – Kokdode.


Bungat e varrezave në Korthpulë
Gjenden në varrezat e fshatit Korthpulë, komuna Luf, 500 m mbi nivelin e detit. Janë dy drurë bunge, me lartësi 15 – 16 m dhe perimetër kurorë të përbashkët 70 – 75 m, diametër trungu 1 – 2 m e moshë mbi 300 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Gomsiqe – Korthpulë.

Qarret e varrezave të Shënkollit në Kryezi
Gjenden afër fshatit Kryezi, komuna Qafe – Mal, prane kishes se Shenkollit, 600 m mbi nivelin e detit. Jane 5 qarre me lartesi 20 – 25 m, diameter 90 – 100 cm e perimeter 180 -200 cm, moshe mbi 250 vjet. Vizitohen sipas rruges rurale Fushe – Arrez – Kryezi.

Qarri i Xhamisë së Kryeziut
Gjendet në varrezat e fshatit Kryezi (Brahaj), komuna Qafë – Mal. Ka kurorë ovale, lartësi 10 – 12 m, diametër trungu mbi 30 cm e perimetër 350 cm dhe moshë mbi 250 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë – Arrëz – Kryezi.

Ujëvara e Kryeziut (pusat e kqi)
Ndodhet në fshatin Kryezi, komuna Qafë Mali. ثshtë në perroin e Oroshit, në shkëmbinjtë magmatike. Ka dy pragje 3 4 m lartësi secili dhe dy pellgje me thellesi mbi 1m. Vizitohet sipas rrugës Fushë Arrëz Kryezi.

Mrizi i Ndërlugjeve
Ndodhet 800 m mbi nivelin e detit, afer fshatit Meçe, në komunën Rrapë. Jane 4 drurë bunge 200 vjeçare me lartësi 15 – 16 m, diametër të trungut 90 – 100 cm e perimetër 1,7 – 2 m. Vizitohen me rrugën Pukë - Meçe.

Mani i Zi
Gjendet 800 m mbi nivelin e detit, pranë qytetit të Pukës. Eshte man i zi i veçuar, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 1 m, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet kur shkon në qytetin e Pukës.

Hurdha e Tisit
Ndodhet 650 m mbi nivelin e detit, në luginën e Gomsiqes, pranë fshatit Pevzhë, komuna Tërbun. Përben dru tisi, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 80 cm, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës Pukë – monumenti (4 – 5 km).

Sofra e Lekës
Gjendet 350 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kabash, komuna Rrapë është një sofër guri mbi 7 m2, rreth së cilës mendohet se Lek Dukagjini zhvillonte kuvendet. Vizitohet sipas rrugës Pukë – Kabash.

Karsti i Munellës
Gjendet afër fshatit Tuc, komuna Qafë – Mal, në kurrizin e malit të Munellës, 1800 – 1990 m mbi nivelin e detit. Perfaqëson peisazh karstik me gropa, hinka, puse karstik, etj. Vizitohet sipas rrugës Fushe Arrëz – Mali i Munellës.

Pisha e Dardhës
Gjendet rreth 450 m mbi nivlin e detit, në varrezat e fshatit Dardhë, komuna Blerim. ثshtë pishë e zeze (Pinus nigra), me lartësi 25 – 30 m, diametër trungu mbi 250 cm e perimetër mbi 750 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushe Arrez – Dardhë (30 km).

Akacjet e Migjenit
Ndodhen tek muzeu i Migjenit ne qytetin e Pukes. Jane disa akiacie, nen hijen e te cilave pushente poeti i madh Migjeni.

Pisha e Shejzes
Ndodhet afër fshatit Iballë të Pukës. E vetme midis shkurresh, është e lartë mbi 20 m, me diametër të trungut rreth 50 cm e perimetër mbi 1,5 m dhe moshë mbi 200 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë Arrez – Iballë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
 
Pe: Turizmi ne Pukë

Duhet me shku na i here se skam qen ne puke... :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back