Turizmi.. Feik per pushimet ne vendet e luftes!!!!!

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
imgres


Sidomos Egjipti me Sharm El Sheik-un e famshem, por edhe Tunizia, Maroku kane ndjere nje lloj braktisjeje boterore kete vit per arsye te konflikteve te fundit ne keto vende. Per te mos folur per Libine, operatoret turistike te se ciles edhe pse kane kerkuar te kene turiste nga Shqiperia, agjencite tona turistike per disa arsye nuk kane pranuar kurre.



Destinacionet e vendeve ‘ne lufte’, sic qene tani afer Egjipti, Tunizia apo ende Libia, e qe me mundim po ecin drejt stabilizimit, kete vere nuk qendrojne me ne listen e parapelqyer te shume shqiptareve per te kaluar pushimet. Ata kane frike, edhe pse keto vende menjehere e kane kuptuar disfavorin dhe i kane ulur cmimet. Nderkohe, duke perfituar nga kjo situate, jane operatoret dhe hotelet turistike ne Turqi, te cilet kane rritur cmimet po ne ate mase sa uljet qe kane bere rivalet e saj.

Egjipti, ne kerkim te turisteve te humbur

Egjipti me Sharm El Sheik dhe Tunizia, por sidomos Egjipti, kete vere nuk do te vizitohen si me pare. Bashke me europianet e tjere, edhe shqiptaret ndiejne normalisht frike te kalojne pushimet ne keto vende pas protestave te medha popullore edhe me shume viktima aty tre muaj me pare. Kete dukuri pohojne agjenci te ndryshme udhetimi ne Tirane, duke matur paraprakisht kerkesat e deritanishme.

‘Tanime per keto vende turistet mendohen dy here para se te vendosin, ose nuk mendohen fare, duke i anuluar menjehere, pasi iu dhimbset me shume jeta se sa pushimet e bukura”, thote menaxheri turistik i agjencise ‘Cosmos’, Flogert Xhabrahimi. Por, megjithate, nuk eshte se kerkesat kane shkuar ne nivelin zero. Sipas Xhebrahimit, eshte favorizues fakti qe jane ulur jo pak cmimet e hoteleve atje me 30-40% krahasuar me vitin e kaluar. Kete dukuri pohon edhe menaxherja tjeter e turizmit e agjencise ‘Globus’, Klaudeta Begaviki.

Por i hedh poshte perfundimet per ulje prenotimesh agjencia ‘Jona travel’, promotori eskluziv i destinacionit Sharm El Sheik ne Shqiperi. “Duke qene se shqiptaret e shfrytezojne Egjiptin si treg sezonal, ne jemi me pak te ndjeshem se sa tregjet e tjera qe e frekuentojne Egjiptin me cartera zinxhire gjate gjithe vitit. Favorizuar dhe ne cmimet promocionale te hoteleve kete vit dhe duke qene konkurrent me destinacione te tjera si Turqia apo Spanja ne nivel cmimesh, niveli i prenotimeve kete vit eshte i njejte me ate te vitit te kaluar”, pohon Elona Gjondeda, administratore e ‘Jona Travel”.

Por agjencite turistike dhe hotelet ne Egjipt jo me kot kete vit kane aplikuar jo pak ulje. Edhe pse Egjipti gjithmone ka pasur cmime te arsyeshme. Por meqe bileta e avionit kushton me shume per shkak te distances me te larget qe Egjipti ka, krahasuar me Turqine, cmimi i biletes eshte ai qe ka balancuar aty-aty cmimet me konkurrenten tjeter te forte. Ne varesi te hoteleve ulja totale, duke perfshire edhe bileten, mund te jete deri te tridhjete euro ose edhe zero, krahasuar me vitin e kaluar. Nderkohe, politika lehtesuese po ben nga ana e saj edhe qeveria e re egjiptiane, edhe pse ne situatat qe ka kaluar vendi mund te mos ishte fort e vemendshme dhe e perqendruar tek turizmi.

Sipas Elona Gjondedajt, kete vere shteti egjiptian ka premtuar subvencionime te pjesshme deri ne 34% per agjencite turistike ne mbare boten ne rastet e deshtimeve te tyre te mundshme, si ne rastet kur carteri mund te mos mbushet plot. Plus, nje tjeter lehtesire e perhershme mbetet fakti qe ne Egjipt viza merret ashtu si edhe ne Turqi, direkt ne kufi, pa asnje lloj ngerci dhe mundimi te mundshem.

Tunizia, lamtumire per ca vjet

Kete vere as qe mendohet qe Tunizia te jete nje destinacion i mundshem. Jo thjesht nga ngjarjet e renda politike qe ndodhen ne ate vend pak muaj me pare. Ne fakt, ato thjesht i vune kapakun shume ngjarjeve te tjera, pasi edhe vitin e kaluar ky destinacion nuk u propozua dhe organizua nga asnje agjenci turistike shqiptare. “Nuk eshte se u pelqye shume nga turistet shqiptare qe shkonin atje vitet e kaluara. Shpesh ata ktheheshin te pakenaqur nga mungesa e sherbimeve te plota”, thote menaxhari turistik, Flogert Xhebrahimi. Por ama qe nje vend liberal per vizat. Lista me emrat e turisteve qe cohej ne policine kufitare tuniziane kthehej perhere e miratuar.

Libia, molla e ndaluar

“Agjencite turistike libiane gjithmone kane kerkuar te bashkepunojne me ne, por ne nuk e kemi dashur kete destinacion”, tregon Flogert Xhebrahimi. Dhe Libia asnjehere nuk mbahet mend te kete dale si nje oferte e mundshme ne agjencite turistike shqiptare. Eshte anuluar jo per shkak te kultures monumentale dhe natyres te pasur qe ofron ky vend, por per shkak te rregullave shume te forta ne disa aspekte te rendesishme. ‘Nuk lejohet alkooli ne hotele, plus plazhet jane te ndara vec per burrat e vec per grate dhe marrja e vizes ne regjimin e Gedaffit ka qene shume e veshtire jo vetem per shqiptaret, por per gjithe europianet”, shpjegon Flogerti.

Maroku, rralle e per mall

Maroku eshte provuar disa here ne keto vitet e fundit nga agjenci te ndryshme turistike shqiptare, edhe me carter, por jo aq shpesh sa destinacionet e tjera. ‘Maroku eshte shume i pershtatshem per turizem kulturor, e jo per pushime te gjata verore, fale qyteteve te vjetra historike qe ka, por pak grupe kemi mundur te grumbullojme per te vizituar kete vend”, thote Nora Gjonpalaj, administratore e ‘Globus’. “Dhe eshte bere ne menyre individuale e me grupe te vogla’, shton Flogert Xhabrahimi. Viza per ne Marok merret ne zyren e konsullit te nderit qe ky vend ka ne Tirane.

Por edhe ne Marok, pikerisht ne nje bar-kafe te qytetit turistik Marrakesh, ne 28 prill ndodhi nje shperthim terrorist me pasoje gjashte te vdekur, per te cilin u dyshua se kishte dore Al Quaeda.

Turqia, perfituesja e radhes

Meqe tur-operatoret e medhenj europiane punojne me prenotime te hershme dhe ngjarjet politike qe ndodhen ne Egjipt ishin te paparashikuara, ata ne cast bene nje zhvendosje te menjehershme te ketyre prenotimeve. Duke i cuar nga Egjipti drejt Turqise, e cila paraqitej si destinacioni me i sigurt. “E duke pasur kerkese me te madhe nga oferta, ne Turqi pati levizje ne rritje te cmimeve te hoteleve, te cilat ne po i hasim dhe po na prekin si ne mungesen e numrit te domosdoshem te dhomave ne Turqi, ashtu edhe ne nivelin e larte te cmimeve.”, shpjegon administratorja e ‘Jona Travel’, Elona Gjondeda, Sic e shpjegon ajo e mireinformuar situaten, operatoret nderkombetare nuk menduan qe situata do te stabilizohej ne kohe aq te shkurter ne Egjipt. Por tanime nuk ka me kthim mbrapa, pasi prenotimet ishin spostuar pjeserisht ne Turqi dhe ne destianacione te tjera. Ishte teper vone per t’u rikthyer ne Egjipt.

E duke perfituar nga ‘fatkeqesia’ e fqinjeve te saj ne gare, Turqia ka ditur te shfrytezoje momentin dhe ka bere ate qe nuk e ka bere asnjehere ne keto vitet e fundit; ka rritur cmimet. Pikerisht Turqia, e njohur per cmimet e saj fantastike, kombinuar me sherbimet e shumta dhe cilesine qe ofron. Dhe kur thuhet Turqia, nenkuptohet sidomos Antalia. “Rritjet ne cmime atje jane po ne ate mase sa i ka ulur rivalja e saj, Egjipti”, thote Flogert Xhebrahimi. Por sipas edhe operatoreve te tjere turistike, serish eshte Antalia me e preferueshmja, sepse perseri eshte e vetmja qe ofron te gjitha sherbimet qe deshiron (hotel, plash, shezlonge, te tre vaktet e bollshme etj) brenda nje cmimi te perbashket dhe shume te leverdisshem.

Box

Pushime ne Sharm El Sheik

Viti 2010

399 euro/njeri (***)

499 euro/njeri (****)

599 euro/njeri (*****)

Viti 2011

399 - 429 euro/njeri (***)

499 – 529 euro/njeri (****)

599 – 629 euro/njeri (*****)



Pushime ne Antalia

Viti 2010

350 euro/njeri (***)

449 euro/njeri (****)

599 euro/njeri (*****)

Viti 2011

399 euro/njeri (***)

479 euro/njeri (****)

629 euro/njeri (*****)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top