Tupja: Brenga më e thellë, kush do të kujdeset për tim bir kur unë mos të jem?!

Monique

With or Without u
tupja-300x139.jpg

Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur një intervistë për librin e tij më të ri me poezi, që ia kushton të birit autik

Album i brengës më të thellë. Kështu e ka quajtur Edmond Tupja shqetësimin e tij të pambarimtë, sjellë përmes një libri me poezi që ia kushton birit të tij, Gesit, i cili është autik.

Më fal Gesi im i çmuar
Që mjerisht nuk arrita dot
Pas ëndërrës sime të praruar
Të të ndërtoja krejt të plotë

Këto janë vargjet që shprehin ndoshta gjithë dëshpërimin, revoltën dhe përse-të e një babai si Tupja, i cili tanimë, të vetmen fuqi për dhimbjen e tij ka letërsinë.
Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur thotë se, edhe është ndjerë në faj pse Gesin e tij nuk mundi ta krijonte dot të plotë ndoshta edhe për faj të geneve, ashtu siç pretendon një ndër teoritë mjekësore.

Megjithatë ky “mundim” duke i mësuar të birit përditë dashurinë, ishte si të mendoje Sizifin e lumtur, thotë ai edhe pse nuk arriti dot ta shihte të zotin e vetes, t’ia dilte mbanë.

Poezitë, të cilat kanë dalë nga shpirti, nga netë të gjata pa gjumë, nga sy që qajnë teksa brengosen kur ndeshin lodrat e braktisura nga i biri, i cili s’ka interes për asgjë në këtë botë, përshkohen nga frika e një braktisje më të madhe, e ikjes së fundit, ajo të cilën Gesi as nuk e kupton dot. Vdekja është frika më e madhe e tij. Me kë do ta lërë Gesin!

Në intervistën për tema Tv, Tupja pohon se po frika e ka frenuar për t’i dhuruar Gesit një motër apo vëlla më të vogël.

Profesori rrëfen se ndër momentet më të vështira të kujdesit për një fëmijë autik ka qenë periudha e adoleshencës, e cila ishte edhe më agresivja për shkak të ndryshimëve hormonale që ndodhin tek çdo njeri normal në atë moshë.

Pavarësisht dhimbjeve që përbëjnë brengën e tij të madhe, siç vet profesori pohon, ai sërish beson se ndoshta një ditë institucionet do të zgjohen dhe do të mundin të bëjnë diçka për këta fëmijë, të cilët veç prindërve të tyre nuk kanë asgjë dhe asnjë tjetër që të kujdeset për ta.

Poezitë e sjella në këtë album brengash e frike, por edhe force e dashurie, janë himni i dhimbjes së një prindi, i dorëzimit të tij… “ Tani e kuptoj vetvetiu, sa pak vlen njeriu sot, kur lë pas një fëmijë jetim, pa të ardhme si Gesi im”, shkruan Tupja
 
Titulli: Tupja: Brenga më e thellë, kush do të kujdeset për tim bir kur unë mos të je

Sprove e dhimbshme.. Por gjithss, se fundmi kam vene re qe jane hapur qendra per femijet e tille ne Shqiperi dhe disa prej tyre kur jane trajtuar qe ne vegjeli kan arritur te futen ne shkolle me femite e tjere normale(e kam pas sjelle nje rast ne forum une). Por ka dhe sh raste ku vertet femija i pare mund ti kete dale me semundjen e autizmit por te tjeret nuk e kane trasheguar. Mendoj se femije te tille kane nevoje per nje vella apo moter ti kene mbeshtetje dhe shtyse per tu zhvilluar sa me shume..
 
Po shoqata qe thua per autiket , eshte fondacion ku ne krye qendron zonja.berisha dhe nuk di te jete bere ndonje gje te madhe per keta femije.
Nderkohe qe sipas ministrise se arsimit se keta femije duhen integruar ne komunitet duke qene se nuk dihet nga se shkaktohet apo rrjedh kjo sindrome , realisht neper shkolla publike kane fillua ta zbatojne, por jane rastet kur kemi te bejme me femije autik ne faza te lehta. Praktikisht kur edhe semudja eshte e sherueshme.

Nderkohe qe per pjesen e nje motre a vellai ekziston frika se duke mos ditur genin qe e shkakton...edhe nga mjeksia njihet se nuk duhet te konsiderohen raste te izoluara ,pra ekziston mundesia e riperseritjes.....dhe askush sdo donte te rrezikonte deri ne ate pike!

Por eshte e trishte ne fakt....kur e mendon
Gezimi qe perjetohet per ardhjen ne jete te nje foshnje, pergatitjet qe behen per ta pritur dhe ne fund merr nje femije ndryshe nga te tjeret!....sprova jete do e quaja
 
Po se di kush i drejton, une me ca lexoj neper media po flas,ose aktivitetet qe mbahen, pasi se di tamam atje si eshte, por qendra future for you ne elbasan me duket merret shume. Ndersa rastin qe permenda me pare ju referova kesaj vajzes, se e njoh dhe gruan.

https://www.youtube.com/watch?v=_NtHDzjQrIk

Sa per friken mos perseritet, po e di, ndoshta duhet te rrezikosh dhe pse nuk eshte e lehte.. Por mesa di mund te dallohet qe ne shtatzani nese esht i prekur nga ajo semundje apo jo.. Se di jo, se vertet nisesh me shpresen se mos del normal, por nese del i prekur me ate thua:ah pse e nisa.. Nejse, Zoti mos na sprovofte.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top