Sipas një neurologu të Cambridge, Simon Laughlin, fuqia e trurit njerëzor ka arritur kulmin dhe është fizikisht e pamundur që të bëhemi më të zgjuar
Truri i njeriut e ka arritur kapacitetin e vet maksimal dhe nuk mund të bëjë më progres. Deri tani mund të kemi shpikur penicilinën, anijet kozmike, kompjuterat e madje edhe zemrat artificiale. Por sipas një neurologu të Cambridge, Simon Laughlin, kaq është aftësia maksimale e trurit tonë dhe nuk ka më mundësi për të shkuar më tej. Sipas tij, fuqia e trurit njerëzor ka arritur kulmin dhe është fizikisht e pamundur që të bëhemi më të zgjuar.
Një kilogram e gjysmë është pesha e trurit tonë, aty ku është mbyllur e gjithë aftësia jonë për të mësuar, njohur dhe memorizuar. Vetëm kaq, sepse s’mund të zhvillohet më tepër. Pas miliona vitesh evoluim njerëzor, organi kryesor i njeriut është në pikun e vet, pas kapërcimit të dy barrierave. E para ka të bëjë me reduktimin e dimensioneve të neuroneve, që ka arritur limitin, ndërsa e dyta ka të bëjë me peshën e trurit, që megjithëse është vetëm 2% e peshës tonë total, konsumon 20% të energjisë. Ky shihet si një limit i pakalueshëm. “Kemi treguar se truri duhet të konsumojë energji për të funksionuar. Po aq energji sa zemra - ka shpjeguar Laughlin -. Për aftësi të mëdha deduksioni duhet shumë energji, sepse truri duhet të gjejë lidhje të reja mes informacioneve që vijnë nga burime edhe tërësisht të ndryshme. Kjo do të thotë se ka një limit për sasinë e 'input'-it që mund të përpunojmë”. E pra limiti është arritur. Kjo do të thotë se edhe shtimet më të vogla të aktivitetit cerebral do të sillnin një shtim të energjsë së nevojshme për ta ushqyer.
IKUB