Truri punon ndryshe në zonat urbane, ndryshe në ato rurale!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sipas një hulumtimi të Prof Andreas Meyer Lindering në universitetin Heidelberg, dy rajone që e rregullojnë ndjenjën e ankthit dhe emocioneve në tru, ndryshojnë dukshëm varësisht prej ambientit jetësor. Këto dy ndjenja bien më shumë në shprehje në qytete dhe në mjedise ku ka grindje, thekson Lindering.

Eksperimenti u realizua me 50 persona që jetonin në zona rurale dhe në qytete. Sipas rezultatit nga ky hulumtim, truri i individëve që jetojnë në qytete është më i ndejshëm ndaj stresit dhe në veçanti zonat e trurit,“amigdada” dhe “cirgulate cortex”.

Kur këto pjesë të trurit bëhen më të ndejshme, rreziku për sëmundjet psikike shtohet më shumë . Po ashtu edhe zhurma e tepërt në qytetet e mëdha, si dhe fragmentimi shoqëror janë problem që rrezikojnë shëndetin e atyre që jetojnë në qytete. Hulumtuesit theksojnë se në të ardhmen duhet të ndërmerren masa me qëllim te evitimit të problemeve të këtij lloji.

ثshtë me rëndësi të theksohet se, sipas analizave dhe hulumtimeve të më hershme rastet e skizofrenisë paraqiten dyfish më shumë në rajonet urbane se sa në ato rurale

B;gjuhashqipe
 
Back
Top