Truri më shpejtë njeh lumturinë se pikëllimin

Yellow Redhead

angels walk among us
V.I.P
ثshtë e njohur se konkludimet për tjerët i krijojmë në bazë të shprehjes së fytyrave të tyre.

truri.gif

Studimi i ri i shkencëtarëve spanjoll dhe brazilian zbulon që pas shikimit të një fytyre të dikujt vetëm për 100 milisekonda jemi të aftë të detektojmë shprehjen e lumturisë dhe befasive më shpejtë se shprehjet e pikëllimit dhe frikës.

Por, është çështje tjetër nëse gjykimi ynë për disponimin e dikujt është i saktë ose jo. Studimi hulumton mënyrën e përpunimit të shprehjes emocionale të fytyrës duke studiuar asimetrinë të cilën truri e tregon në perceptimin e sinjaleve pozitive dhe negative të fytyrës.

Kanë hulumtuar reaksionet e 80 studentëve të psikologjisë (65 femra dhe 15 meshkuj) duke u shërbyer me teknikën e "fushës vizuele të ndarë" e cila bazohet në cilësitë anatomike të sistemit vizual.

Të rejat gjatë studimit për këtë janë që kemi siguruar fokusimin e informatave ose në njërën ose në hemisferën tjetër të trurit, ka theksuar J. Antonio Aznar-Casanova, njëri prej anëtarëve të studimit dhe shkencëtari nga Universiteti i Barcelonës.

Rezultatet e publikuara në botimin e fundit të revistës Laterality, tregojnë që hemisfera e djathtë e trurit është më e mirë në përpunimin e emocioneve. Kjo përparësi paraqitet më mirë në përpunimin e fytyrave të gëzuara dhe të befasuara, sesa te fytyrat e pikëlluara dhe të frikësuara.

Shprehjet pozitive më shpejtë dhe më me precizitet kuptohen se ato negative. Ndaj, më shpejtë do të vërejmë lumturinë e dikujt ose befasinë, sesa pikëllimin ose frikën, shpjegon Aznar-Casanova.

Dy fytyra në tru


Ky studim plotëson njohuritë e mëparshme të cilat kanë zbuluar asimterinë në mënyrën e përpunimit të emocioneve dhe nxit debate shtesë ndërkombëtare në neurodituritë emocionale për atë si me e definuar mënyrën e saktë në mënyrën si truri njerëzor përpunon shprehjet e fytyrës.

Konkludimet që sjellim në bazë të shprehjes së fytyrës së dikujt fuqishëm ndikojnë në disa situata jetësore, p.sh. në vendosjen tonë së dëshmitarit në gjykatë dhe kjo është temë shpesh e studiuar në fushën e kriminalistikës dhe fizionomisë (pseudodituri e cila merret me shpjegimin e karakterit - sipas vizave të fytyrës).

Dy teori momentalisht "garojnë" në shpjegimin e asimetrisë së trurit gjatë përpunimit të informatave. Teoria e vjetër pohon që hemisfera e djathtë e trurit dominon në përpunimin e emocioneve, ndërsa teoria e re që deri te asimetria vie varësisht nga emocioni që është në pyetje, d.m.th. secila hemisferë është më e mirë në përpunimin e llojit të emcionit.

Sot ekzistojnë argumente shkencore në mbështetje të dy teorive, por shumica e shkencëtarëve i japin përparësi teorisë së re, konkludon Aznar-Casanova.

mesazhi
 
Studimi i ri i shkencëtarëve spanjoll dhe brazilian zbulon që pas shikimit të një fytyre të dikujt vetëm për 100 milisekonda jemi të aftë të detektojmë shprehjen e lumturisë dhe befasive më shpejtë se shprehjet e pikëllimit dhe frikës.

Beoj se eshte dicka fare normale, ne ne pergjithesi mundohemi qe lumturine ta shprehim me shpejt se pikelimi per vete faktin se jemi mesuar qe lumturine ta ndajme edhe me ata qe na rrethojne, ndersa pikellimin apo hallet qe kemi mundohemi qe te mos i suportojme aq lehte te ata qe na rrethojne. vetem ne rastet kur ajo (pikellimi) eshte ne permasat shume te medha mund te vehet edhe aq re (mendoj) ne grupin apo shoqerine qe jemi.

........perceptimin e sinjaleve pozitive dhe negative të fytyrës.


...Normalisht keto jane faktoret kryesore qe te nxjerrin ne nje perfundim te tille qe eshte apo jo i/e pikelluar/merzitur apo e lumturuar/gezuar...


Kanë hulumtuar reaksionet e 80 studentëve të psikologjisë (65 femra dhe 15 meshkuj) duke u shërbyer me teknikën e "fushës vizuele të ndarë" e cila bazohet në cilësitë anatomike të sistemit vizual.

Me ben pershtypje nr i te st, pse me shume vajza sesa djem? Mos valle vajzat e shprehin ate (lumturin e gezimi) me lehte se djemte??

p.s Rrofte teoria e re.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top