Truri i njeriut do të bukurën fizike

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sjellja miqësore vepron në treshen hipotalamus-hipofizë- adrenalinë, përgjegjëse e maturisë dhe e strukturës fizike. Nga analizat e fundit duket se është kjo ajo e cila ndikon gjenetikisht bukurinë e gjeneratave të ardhshme

timthumb.php


Shpesh ia përsërisim vetes çdo ditë të njëjtën gjë, madje këtë e bëjmë edhe me fëmijët tanë: bukuria nuk është gjithçka në jetë, ka shumë gjëra të tjera më të rëndësishme.
Megjithatë ana fizike, e jona dhe e atyre përreth nesh, është ndër prioritetet e jetës së çdo individi. Pse ndodh kjo, nëse ne mendojmë ose përpiqemi të bindemi për të kundërtën? Një shpjegim i mundshëm vjen nga dr. I.E.Elia, një studiues i pavarur në Universitetin e Kembrixhit, i cili “sheh” në tru një kërkim konstant për bukurinë, në veçanti te njerëzit që takojmë ose tek ata të cilët “përplasemi çdo ditë të jetës sonë”. Sipas disa studimeve,
qeniet njerëzore kanë një tendencë për t’u shtuar atribute pozitive njerëzve me pamje të bukur. Kështu që përveç zgjuarsisë dhe shkathtësisë vlen edhe bukuria. Edhe pse aspekti estetik mund të ndryshojë nga individi në individ, duket se janë disa parametra të cilët ndahen nga shumica e njerëzve.
Për të kuptuar motivimin dhe arsyen se pse gjithçka që është bukur është edhe e “mirë”, dr. Elia, i specializuar në antropologjinë fizike dhe sociale u përpoq të interpretonte disa nga rezultatet e eksperimentit të famshëm rus të quajtur “Farm Fox Experiment” (eksperimenti i dhelprës në fermë), që zgjati më shumë se pesëdhjetë vjet. Në këtë eksperiment, disa dhelpra argjendi (Vulpes Vulpes) janë rritur në mënyrë selektive në bazë të sjelljes së tyre miqësore ndaj njerëzve.
Pas njëzet viteve “zbutjeje”, dhelprat ishin bërë më “komunikuese” dhe më të besuara drejt njerëzve. Por jo vetëm kaq: me kalimin e kohës, dhelprat e gjeneratave të mëvonshme, maturoheshin (piqeshin) vazhdimisht dhe kishin karakteristika më të mira fizike, duke ndryshuar formën e kafkës e cila dukej më e rrumbullakët, hundën më të vogël dhe feçka pak më e zgjatur. Pra shkurtimisht, ato dukeshin estetikisht më të bukura. Kjo do të thotë se sjellja mund të bëjë ndryshime gjenetike edhe për atë që ka të bëjë me strukturën fizike të një individi, si njeri ashtu edhe kafshë.
Pra gjatë eksperimentit, dhelprat e përzgjedhura me sjellje më miqësore ia kanë arritur në njëfarë mënyre të ndikojnë në gjenetikën e boshtit HPA (hipotalamus-hipofizë-adrenalinë) i cili ka si qëllim të mbajë nën kontroll emocionet negative që lidhen me frikën dhe agresionin. ثshtë pikërisht ndryshimi i funksionit hormonal HPA që do të lejojë pjekjen (pjekurinë) e hershme e që për rrjedhojë do të sjellë edhe karakteristika të ndryshme fizike. Hulumtime të tilla të publikuara në revista të ndryshme biologjike sugjerojnë se bukuria fizike nuk është gjë tjetër veçse sinjali i një individi me një nivel më të lartë të aksesueshmërisë, inteligjencës dhe sjelljes më të mirë sociale. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e mundshme se përse qeniet njerëzore tërhiqen gjithmonë nga ata të cilët janë estetikisht më të bukur.

Tërheqja fizike


Faktori i parë që tërheq njerëzit te njëri-tjetri është pamja. Pamja fizike e vetme sigurisht nuk ka efekt, por paraqet pikënisjen nga e cila ia fillojnë shumë njerëz. Shumë meshkuj tërhiqen në fillim nga pamja fizike, e cila pastaj i motivon ata të gërmojnë më shumë për ta njohur atë person. Pavarësisht nga besimet e përgjithshme, jo të gjithë njerëzit i japin të njëjtën rëndësi tërheqjes fizike, edhe nëse janë shumë të bukur vetë. اdo njeri ka hartën e tij të tërheqjes unike nga të tjerët, ku bën pjesë dhe pamja fizike e listuar sipas rëndësisë qe i jep.

G.shqip.

_Te nderuar Antar/e,i pytje te thjesht per ju..:)
_Medoni se jemi te gjithe pak HIPOKRIT,ne vetevete,kur themi qe njeriut shikoj karakterin jo pamjen fizike,,pasi thelle thelle ne vetvete,pak shume te gjithe e admirojm dhe do deshironim te bukuren.(pa C"ka relative per gjithesecilin....)
 
Titulli: Truri i njeriut do të bukurën fizike

Kjo që kam mundur të shoh ky shkencëtar, duket e mrekullueshme ... ! dhe për moment më shtoi kurreshtjen vallë një ditë shpresojë që pikërisht me keto metoda shkencore që edhe une kam kam fatin të shoh një ditë këtë....

Pikërisht, formulimi i pyetjes suaj, më bën shumë përshtypje, duket sikur një thirrje sfiduese . Por kam frikë se me këtë , do psojë çrregullim mendësia konvencionale e të përceptuarit .... :)

Sa për veten time, kam pasur përvojë që të bindem se hipokrizia është pjesë e të së përditshmes sonë, por i vetemi dallim ben se sa guxim individual kemi të pranojmë këtë, edhe pse tentimi për të xhveshur diçka dhe të shohim me sy më objektivë, nuk është aq i lehtë dhe i preferueshëm, nga se kemi tendencë të jetojmë më lehtë në një botë iluzive .
 
Titulli: Truri i njeriut do të bukurën fizike

Per mendimin tim, eshte pjeserisht e vertet ky konkluzion. Mund te pelqej nje njeri nga Ana fizike me shikim te pare po nese ai sillet ne te kundert me ate cka une pres, automatikisht shuhet simpatia apo per trurin tim te qenurit e bukur.
Ne. Te kundert, nese nje person eshte me pak atraktiv edhe pse ne shikimin e pare nuk me terheq , gjate bisedes apo sjelljes stimuluese me duket ky person teper i bukur. Po fjala hipokrit ska vend ne kete mes. Truri eshte ai qe ben perzgjedhjen e na ofron mundesine e afrimit me njerez qe ndjehei ne mire!
Ndryshe si do te shpjegojej qe njerezit dashurohen ne tipa te ndryshem e jo ne nje Super EVa apo Super Adam !
 
Titulli: Truri i njeriut do të bukurën fizike

:D Sigurisht qe ne duam te bukuren. nje bukuri fizike, por jo vetem. psh mendoj se nje fytyre e bukur nuk eshte vetem buze te trasha apo sy me qerpik te gjate. por nje fytyre ku syte qeshin, tregojn nje sinqertet te hapur, thuhet syte jan pasqyra e shpirtit e personit. mendoj se kjo eshte vertet. Bukuria eshte dicka e jashtme dhe ne fakt ajo eshte ndermjetsja jone per te komunikuar.....si syte, buzet, zeri, xhestet, simpatia, etj.
Ne, nga nje person qe njohim, qe mund te takojm gjate jetes tone, nuk do mund ti njohim personalitetin menjehere, kjo pjese arrihet vetem duke e frekuentuar......por cka mbetet tek cdo njeri nga ne eshte pikerisht estetika e tij, pamja e jashtme...bukuria fizike, ajo na mbetet ne mendje.

 
Titulli: Truri i njeriut do të bukurën fizike

_Te nderuar Antar/e,i pytje te thjesht per ju..:)
_Medoni se jemi te gjithe pak HIPOKRIT,ne vetevete,kur themi qe njeriut shikoj karakterin jo pamjen fizike,,pasi thelle thelle ne vetvete,pak shume te gjithe e admirojm dhe do deshironim te bukuren.(pa C"ka relative per gjithesecilin....)


E mira s'ka fund. Por mendoj qe, me kalimin e kohes, bukuria shtohet ose thahet ne baze te karakterit :)
 
Titulli: Truri i njeriut do të bukurën fizike

Megjithate une mendoj qe bukuria fizike, trupore eshte vetem celesi i pelqimit, por jo edhe vet pelqimi. Ne te gjithe e duam te bukuren dhe jo vetem tek njeriu, por ne cdo gje ne jete, mirepo gjersa gjerat fizike mund ti ndyshojme,zevendesojme,,,ate krysoren, pelqimin e njeriut te gjinise tjeter nuk mund ta lidhim vetem me anen fizike. Ka shume raste kur veren nje femer ekstra te bukur, perle...por ne momentin e pare qe hap gojen te flas (edhe po te kete dhembe ideal) te zbeh dhe ate pelqimin qe kishe...
 
Titulli: Truri i njeriut do të bukurën fizike

Shpesh ia përsërisim vetes çdo ditë të njëjtën gjë, madje këtë e bëjmë edhe me fëmijët tanë: bukuria nuk është gjithçka në jetë, ka shumë gjëra të tjera më të rëndësishme.

Tërheqja fizike


Faktori i parë që tërheq njerëzit te njëri-tjetri është pamja. Pamja fizike e vetme sigurisht nuk ka efekt, por paraqet pikënisjen nga e cila ia fillojnë shumë njerëz.

Pra, une per vete, duke patur parasysh konkluzonin e fundit kur thot'' Faktori i parë'' the se studimi ka te drejte. Them te drejten une ne mengjes kur shkoje ne pune e sdomos veres ;);) varesishte se kush ece para meje edhe munde te vonohem per pune apo edhe te ec pa me tutje se puna :uff:

Por pastaj, me ka rastise puna qe me ca nga keto raste te jem ne nje tavoline apo bashkebisedim dhe them te drejten se ajo bukuria fizike qe me ka mashtruar mengjeseve me eshte ventur dhe vyshkur krejt :uff:
 
Back
Top