Gjatë orëve që qëndrojmë zgjuar ne mund të grumbullojmë një numër toksinash, që mund të jenë prelud për sëmundje apo rënie njohëse. Por nga ana tjetër, shkencëtarët kanë vërejtur se hapësira midis qelizave të trurit rritet gjatë gjumit dhe ka një rrjedhë më të madhe të lëngjeve cerebrale, e cila do t’i lejojë trurit të eliminojë toksinat
Hulumtuesit e universitetit të “Rochester Medical Center” në Nju Jork kanë kryer një studim nëpërmjet të cilit zbuluan se hapësira midis qelizave të trurit mund të rritet gjatë gjumit dhe se ky fenomen i lejon trurit të eliminojë toksina që grumbullohen gjatë orëve që jemi zgjuar. Dr. Maiken Nedergaard dhe kolegët nga “Center for Translational Neuromedicine” kanë gjetur një lloj “sistemi hidraulik”, i quajtur ndryshe sistemi i glymphatic, i cili kontrollon rrjedhën e lëngut cerebrospinal (CSF) që rrethon trurin dhe palcën kurrizore.
Ky sistem, duket se është ai i cili gjatë gjumit lejon të rrëshqasë shumë shpejt këtë lëng transparent, që pikërisht është fluid. Botuar në revistën “Science”, studimi është kryer te një grup minjsh duke u injektuar bojë në CSF, dhe pastaj është vëzhguar se si kjo rrodhi në trurin e tyre. Në të njëjtën kohë, është monitoruar edhe aktiviteti elektrik i trurit.
Ajo që u shfaq menjëherë ishte dallimi i rrjedhës së ngjyrosjes në dy situata të ndryshme: gjatë kohës kur ishin zgjuar dhe gjatë gjumit. Më konkretisht, studiuesit zbuluan se gjatë gjumit lëngu rridhte më shpejt, ndërsa e kundërta ndodhte kur ishin zgjuar. Monitorimi i trurit me anë të elektrodave tregoi se hapësira midis qelizave të trurit u rrit me 60%, kur minjtë ishin nën efektin e anestezisë apo në gjumë. Ky proces, i përsëritshëm edhe me mjete të jashtme, duket të jetë i ndërmjetësuar nga sistemi limfatik dhe qelizat e trurit të njohura me emrin e “glial“. Këto qeliza besohet se kontrollojnë rrjedhën e CSF përmes sistemit glimfatik, duke e ulur ose e rritur volumin. Pra shkencëtarët thonë se truri ka një sistem të veçantë të eliminimit (të quajtur sistemi glimfatik) i cili largon materialin e panevojshëm, ndërsa është dhjetë herë më aktiv gjatë gjumit. Besohet se ky funksion është vital për trurin, sepse e mban të gjallë, mirëpo ai nuk mund të veprojë gjatë kohës që truri është zgjuar. Për të kontrolluar volumin e qelizave, atëherë, besohet të jetë përfshirë edhe një hormon që ka veprim emocionues, i njohur nën emrin norepinephrine. Kërkimi sugjeron se dështimi i këtij procesi (i pastrimit të proteinave toksike) mund të luajë një rol në çrregullimet mendore. Më parë besohej se gjumi kishte rol kryesor për memorien dhe mësimin, por ekipi kërkues nga universiteti Rochester Medica Centre beson se “puna e shtëpisë” mund të jetë arsye kryesore e gjumit.
Lirojeni trupin nga toksinat
اdo ditë, ne jemi të ekspozuar ndaj toksinave të ndryshme që vijnë nga ushqimi, uji e ajri. Megjithatë, trupi ynë ka një sistem të brendshëm që lufton këto toksina dhe që punon pandërprerë, përmes mëlçisë sonë, zorrëve, lëkurës, veshkave, mushkërive dhe tashmë edhe nëpërmjet trurit.
Mirëpo, është mirë që ta kursejmë organizmin tonë nga këto toksina. E për ta bërë këtë, ne ju këshillojmë që të keni parasysh një listë të ushqimeve që duhen mënjanuar:
-Mos hani ushqime të konservuara, qofshin ato organike apo jo.
-Shmangni ujin nga shishet e plastikës.
-Lexoni me kujdes përbërësit e makijazhit!
-Gjeni një dentist biologjik dhe hiqni çdo mbushje me merkur që gjeni në dhëmbët tuaj!
-Mos hani ushqime të modifikuara gjenetikisht!
-Mos abuzoni me ndonjë formë substancash – këtu përfshihen duhani, alkooli, droga, e edhe stimulues tjerë siç është kafeina!
-Uleni në mënyrë drastike nivelin e stresit.
[/IG.shqip