Trupat amerikane në Afganistan po humbasin moralin, thonë priftërinjët

Kresha

A pretty face can never trick me
Ushtarët amerikan që po shërbejnë në Afganistan janë në depresion dhe të zhgënjyer thellë, sipas priftërinjve të dy batalioneve që kanë kaluar nëntë muaj në vijën e frontit.

Shumë prej tyre mendojnë se po e rrezikojnë jetën e tyre – dhe se kolegët e tyre kanë vdekur – për një mision të kotë dhe një popullsi afgane që nuk bën gjë për ti ndihmuar ata, thanë priftërinjtë e tyre për të përditshmen angleze The Times në kishëzen e tyre të sajuar në një kala në jugperëndim të Kabulit.

"Shumë ushtarë që vijnë për të na parë kanë ndjenjën e zemërimit dhe ndjehen se kanë ardhur kot këtu. Ata janë në gjendje të vërtetë depresioni dhe dëshpërimi dhe vetëm dëshirojnë të kthehen ne familjet e tyre," tha kapiteni Xhef Massengale.

"Ata ndjejnë se po rrezikojnë jetën e tyre për një progres që është vështirë të shihet," tha kapiteni Sam Riko."
"Ata janë të lodhur, të tensionuar, konfuz dhe vetëm donë të kalojnë sa më shpejt," thanë priftërinjtë e tyre duke thënë se po flasin për ta sepse vet ushtarët nuk munden ta bëjnë një gjë të tillë. /prisonplanet.com/
 
Back
Top