Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Trupa të tjera amerikane ri-dislokohen në Haiti

Zyrtarët amerikanë të ushtrisë thanë se një forcë amfibe prej 4 mijë detarësh dhe marinarësh do të ndryshojë dislokimin e planifikuar dhe do të dërgohet në Haiti për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit nga tërmeti.


Një njësi e ngjashme filloi të dislokohet në pjesën perendimore të kryeqytetit të shkatërruar të Port-o-Princit të martën. Dislokimi i ri do ta çojë numrin e forcave amerikane në Haiti në gati 14 mijë trupa.

Presidenti Barak Obama i tha televizionit ABC gjatë një interviste dje se Shtetet e Bashkuara nuk mund të injorojnë gjendjen në Haiti.

Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë që përpjekjet e tyre të shpëtimit të duken sikur po marrin nën kontroll vendin e Karaibeve. Obama tha se kërkon të sigurojë se Amerika shfaq forcën e saj në botë, jo vetëm kur është në luftë.

Një tërmet i fuqishëm tronditi përsëri Haitin të mërkurën, duke i dërguar në rrugë banorët e tmerruar dhe duke rrëzuar disa godina të shkatërruara nga tërmeti i javës së kaluar me magnitudë 7 ballë.

Tërmeti i dytë 5 presje 9 ballë shtoi traumën e shkaktuar nga tërmeti i 12 janarit që shkatërroi kryeqytetin, Port-o-Prince dhe zonat përreth duke lënë qindra mijëra të vdekur apo të pastrehë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u tha gazetarëve në Departamentin e Shtetit se zyrtarët po e monitorojnë nga afër impaktin e tërmetit të dytë që shkatërroi një skelë që do të përdorej për të trajtuar pacientët.

Tërmeti u ndje në anijet e marinës amerikane USNS Comfort që përdoret si spital e cila mbërriti në Haiti dje paradite dhe ka filluar të pranojë të mbijetuar të plagosur për tu kuruar.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu një anije të ndërtuar për të pastruar rënojat që bllokojnë portin kryesor në Port-o-Princ. Këto rrënoja kanë ndaluar anijet e mëdha me ushqime dhe furnizime jetësore./voa/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back