Trump u jep fund ndihmave për Palestine

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Trump u jep fund ndihmave për Palestine


Siç është paralajmëruar prej javësh, administrata Trump po u jep fund të gjitha fondeve për palestinezët, të cilat kalonin nga agjensia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRثA, ose ndryshe Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara.

Administrata amerikane ka “shqyrtuar me kujdes” çështjen dhe “nuk do të japë kontribute shtesë për UNRثA-n”, ha zëdhënësja Heather Nauert, e cila e përshkroi atë si “me defekte dhe të parregullt” në punën e saj. Por për udhëheqjen palestineze, ky është një sulm hakmarrës ndaj faktit se nuk po pranohet Jerusalemi si kryeqytet izraelit, një lëvizje amerikane e kundërshtuar fuqishëm edhe nga faktori ndërkombëtar. Një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, tha se masa ishte një “sulm” kundër popullit të tij.

“Një dënim i tillë nuk do të ketë sukses në ndryshimin e faktit se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më një rol në rajon dhe se nuk janë pjesë e zgjidhjes”, tha Nabil Abu Rudeina për agjencinë e lajmeve Reuters. Ndërsa një zëdhënës për UNRثA-n, Chris Gunness, mbrojti agjencinë nga akuzat.

“Ne hedhim poshtë kritikat që shkollat, qendrat shëndetësore dhe programet e asistencës emergjente të UNRثA-s na qenkan meë defekte”, tha zëdhënësi. Nga ana tjetër, aministrata Trump ka pretenduar se nëse palestinezët njohin Izraelin, atëherë do të kenë prosperitet ekonomik.



P.News
 
Back
Top