Trump në Kongres: Të shpëtojmë SHBA-të nga terrorizmi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Trump në Kongres: Të shpëtojmë SHBA-të nga terrorizmi

Trumpi.jpg


“Jemi duke marrë masa të forta për të mbrojtur vendin tonë nga terrorizimi radikal islamik. Nuk është çështje mëshire, por një ndjenjë e fortë që na lejon të hyjmë në vende të pakontrolluara, ku nuk ka konflikte të menjëhershme”.

Kështu është shprehur Donald Trump në ndërhyrjen e parë në Kongresin amerikan, duke shtuar: “Nuk do të lejojmë që SHBA-të të bëhen një vend i shenjtë për ekstremistët”.

Tonet e presidentit amerikan, duken që në fillim të ndezura. Edhe pse fillimi i ndërtimit të murit me Meksikën është kërkuar me forcë. Diskutimi i tij nuk është në të vërtetë revolta e parë kundrejt një kombi të tërë.

“Që tani e tutje, Amerika do të drejtohet nga aspiratat tona, pa pasur frika nga forca jonë”, – nënvizoi Trump, i cili mori shumë duartrokitje gjatë fjalimit nga mbështetësit republikanë.

Në Kongres, megjithatë, iu rikthye linjës së vjetër e la të kuptohet se do të ketë një ndryshim madhor politikash në atë drejtim, që anashkalon kursin e dy paraardhësve.

“Unë besoj se reformat e vërteta dhe pozitive të emigracionit janë të mundura për sa kohë përqendrohemi te këto objektiva: përmirësimi i vendeve të punës dhe pagave për amerikanët, forcimi i sigurisë kombëtare dhe rikthimi i respektit për ligjet tona”, tha Trump.

Për sa i takon reformës së kujdesit shëndetësor e quajtur “Obamacare”, Trump ka thënë se ishte “një shkatërrim i vërtetë”.

g.shqip
 
Back
Top