Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës pas vdekje

Përvoja më e rëndësishme ndoshta në botë është ajo e Dr. Eben Alexander, një neurokirurg nga Harvardi. Kjo nuk është vetëm një përjetim i jetës pas vdekjes apo iluzion.

Para se të shkojmë tek përvoja e tij, të tregojmë disa detaje për të. Para se ta kishte këtë përvojë, ai nuk besonte në ekzistencën e një shpirti jo-fizik. I trajnuar në një shkollë mjekësore perëndimore dhe i rrethuar nga kolegët mjekësor të cilët janë futur thellë në pikëpamjet materialiste të universit, ai mendonte se ideja e një shpirti ishte e çuditshme. Ashtu si shumica e skeptikëve, ai besonte se tregimet për jetën pas vdekjes nuk ishin tjetër veç se produkt i imagjinatës njerëzore, transmeton Lajmi.net.

Dr. Alexander ndryshoi mendje pasi ishte në komë për shtatë ditë rresht, si pasojë e disa baktereve. Gjatë komës ai përjetoi një udhëtim ‘të gjallë’ në atë që ai thotë të ketë qenë jeta e përtejme, duke vizituar qiejt e parajsave të ndryshme.

Pas kthimit në trupin e tij dhe përjetimit të mrekullueshëm, ai shkroi librin “Dëshmia e Parajsës”, libër ky që ishte më i shituri i NY Times. Alexander në librin e tij konfirmon se jeta këtu është vetëm një test, që i ndihmon shpirtrat tanë të rriten dhe të zhvillohen, dhe që mënyra e vetme për të pasur sukses këtu është duke jetuar me dashuri dhe dhembshuri, transmeton Lajmi.net.

Këtu janë disa nga pikat më të rëndësishme që ai i përmendi:

– Përvoja e jetës së përtejme ishte aq reale sa që jetesa në Tokë dukej si një ëndërr artificiale në krahasim me të.
– Jeta e përtejme ishte e mbushur me dashuri të pastër. Dashuria dominonte jetën e përtejme në një shkallë aq të madhe sa që prania e së keqes ishte shumë e vogël. Nëse dëshironi të njihni universin, njihni dashurinë.
– Në jetën e përtejme, të gjitha komunikimet ishin telepatike. Nuk kishte nevojë për fjalë të folura, nuk kishte ndarje në mes të vetës dhe çdo gjëje tjetër rreth jush. Të gjitha pyetjet që i bënit në mendjen tuaj merrnin menjëherë përgjigjen telepatike.

Kur u pyet se çfarë dëshiron ai që të tjerët të dinë për fushën shpirtërore, ai u shpreh se ju jeni më të çmuar dhe më të dashur atje se që mund ta imagjinoni. Ju gjithmonë jeni të sigurt. Ju nuk jeni vetëm. Dashuria e pakushtëzuar dhe e përsosur e Zotit nuk neglizhonte asnjë shpirt, transmeton ( Lajmi.net)
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

Tronditet shkenca se paska jet pas vdekje interesant!:sport:
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

Jeten pas vdekjes e pranojne vetem besimtaret arfe dhe jo shkenca! Prandaj perben lajm artikulli!
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

:)) urojme te kete jete.Ne qofte se ka vertet jete.Nje gje eshte e sigurte nuk ka ferr e parajse sic feja e peraqet.
Por duhet te kete shenderrimin e shpirtit ,te energjis son me sakt ne dimensionet e nje jete tjeter,ku ndoshta per fatin tone te mire,urojme te jete nje jete me e mbushur me miresi lirshemri dhe pa sense fizike(biologjike) & kohore.
Nje jete universi mes nje hapsire dhe telepatie mendimesh pa infinite.
 
Pe: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës pas vd

Paramendone sa njerëz të mirë janë Hitleri, Duçe, Al Kapone, atje do t'i
kemi të gjithë, si engjuj! Ah të shkretët, po sa të pamëshirshëm
jemi treguar ndaj tyre në këtë jetë! S'më besohet se na hapin derën!:mosqaj:
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

ja e rezervova nje vend ne parajse meqe jam rob i mire
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

Se lexova gjithe artikullin por a ka mundesi te ma ktheje gjyshin ky?
Pensionin e fundit donte te ma jepte mua,per qamet gjyshja e mori vete, he he se do e haje dhe kjo e di un e
Pastaj te me ngjalle dhe gjyshen
E nte ha dy muaj pensione
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

Njeriu ne koma nuk eshte i vdekur , keshtuqe ka mundesi te kete pare endrra ky tipi .
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

:)) urojme te kete jete.Ne qofte se ka vertet jete.Nje gje eshte e sigurte nuk ka ferr e parajse sic feja e peraqet.
Por duhet te kete shenderrimin e shpirtit ,te energjis son me sakt ne dimensionet e nje jete tjeter,ku ndoshta per fatin tone te mire,urojme te jete nje jete me e mbushur me miresi lirshemri dhe pa sense fizike(biologjike) & kohore.
Nje jete universi mes nje hapsire dhe telepatie mendimesh pa infinite.

Me kaq siguri sa e ke thene o NEv ka marre fund ky muhabet tani,S'ka as parajse as ferr :P

Eh...

Ore mire e zeme se nuk ka ferr e parajse ose nuk ka jete, keta besimtaret nuk humbin gje besoj, Por nqs cfare thone fete jane te verteta? Si i behet halli ??? :shiu:
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

nuk i besoj c'eshte e verteta por nese do ishte e vertet vetem nje gje me gezon....fakti qe do kem mundesine te puth serisht personat me te dashur ne ate bote...sepse pjesa tjeter do jete tek kjo bota provizore.
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

Me kaq siguri sa e ke thene o NEv ka marre fund ky muhabet tani,S'ka as parajse as ferr :P

Eh...

Ore mire e zeme se nuk ka ferr e parajse ose nuk ka jete, keta besimtaret nuk humbin gje besoj, Por nqs cfare thone fete jane te verteta? Si i behet halli ??? :shiu:

asgje nga ato qe thone fete nuk jane te verteta . E verteta eshte ajo qe jetojme jo ajo qe do jetojme ,e ardhmja e askujt prej nesh nuk dihet kshu qe te jetosh te tashmen (dhe ta shperdorosh ate me sakte) duke menduar se e ardhmja eshte ajo cka njerezit qe jane njesoj si ne kane mbushur letrat qe i quajne bibel e kuran ,atehere eshte te vrasesh jeten qe po ben . Zoti ,allahu ,apo sido qe ta quajne fete e ndryshme ,nuk besoj se ka kaq shum kushte per ne njerezit e 'mjere' saqe te na detyroj tja perkushtojme gjithe jeten deshirave dhe rregullave te tij . Besoj qe ka nje zot ,nje ama , por besoj gjithashtu qe ai nuk ka opsione FERRI PARAJSA ,por ka ose FERRRIN ose PARAJSEN per te gjithe sepse ne fund te fundit a nuk thone te gjitha fete qe zoti eshte shpirt njeriu,zemermire ? E pse nje njeri kaq i mire nuk do ja falte gjithcka qe ka bere cdo njerit prej nesh ne boten ku jetojme por do i rezervonte torturat e FERRRIT ????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

Me kaq siguri sa e ke thene o NEv ka marre fund ky muhabet tani,S'ka as parajse as ferr :P

Per mua ska soul,nuk mundem te besoj fjalve te disa njerzve,qe per rrethanat e kohes u ben,u shpallen dishepuj miresie,
Mes dhunes ,barbarizmit etj etj.
Ska pse fjala e tyre te jete nje teori me vertetuar se sa kjo e imja..?!
Ky eshte mendimi im.
Por nuk cenoj ne asnje fije mendimi timin as pak cdo besimtare . Besimi ndihmon te jemi njerez me te mire me te dhimbshem,dhe une pa kuptuar nje pjese e imja spontane shpesh gjendet mes pjalmit besimtare.
Por ama ne momentin qe duhet te shikoje me gjate,mendoj racionalishte sic dhe kam shprehur me siper.

Ama jam nje idealiste qe qeniet njerzore jan forma energjish te misheruara ne nje trup biologjike.
Duke qene qe universi jone asgje nuk zhduke por shenderron.
Besoj fuqishem qe mund te behet nje shenderrim energjie nga nje forme ne nje tjeter ne momentin qe vdesim.
Tani si ,cysh tek,,ketu se di ,skame nje ide te sakte brenda meje akoma.
Ama jam teper e bindur ne vetevete dhe gjendem teper larg atyre doktrinave qe predikojne dhe pretendojne fete.Cilado qofte prej tyre.

Kaq..
.
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

A mund te vij dhe un ketu dhe t'ju shkaterroj pak endrrat me kete sopaten time te vogel? Meqe nuk po thoni jo, po hyj.

Ky fenomen eshte i njohur nga shkenca si "near death experience" dhe shkaktohet nga ulja e oksigjenit ne nji pik te caktuar te trurit. Do ju gjej dhe ca video dhe do ju a sjell, vetem nuk e di sesa shume do kontriboj ne ket teme pasi ato qe do ju sjell jan te gjitha ne Anglisht.
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

Ore une sju kerkova tme vertetonit gje apo tme shpjegonit arsyen tuaj. Vec ngrita nje pyetje. Po sikur tjet keshtu? Lol.

Jo per gje po as une sjam kondra nqs jeta pas vdekjes sdonkishte ferr vec parajse apo shnderrim energjise dhe shpirtrat qe fluturojne te lire :O... etj etj etj... :D.

Malisimo se keto tema jane te komsumuara goxha nga une ama meqe je anetar i ri nqs. gjej kohe ne vazhdim do i rikthehem. Me cel e kam vdekje tbej analiza. :D. Mgjth mkujtove xhaxhin tim. Djalin e ka fetar dhe kur i thonte djali o ba duhet tbesosh te falesh etj etj. Ja bente ai: Zoti eshte fales meshirues. Do me fale dhe mua. Lol.
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

asgje nga ato qe thone fete nuk jane te verteta . E verteta eshte ajo qe jetojme jo ajo qe do jetojme ,e ardhmja e askujt prej nesh nuk dihet kshu qe te jetosh te tashmen (dhe ta shperdorosh ate me sakte) duke menduar se e ardhmja eshte ajo cka njerezit qe jane njesoj si ne kane mbushur letrat qe i quajne bibel e kuran ,atehere eshte te vrasesh jeten qe po ben . Zoti ,allahu ,apo sido qe ta quajne fete e ndryshme ,nuk besoj se ka kaq shum kushte per ne njerezit e 'mjere' saqe te na detyroj tja perkushtojme gjithe jeten deshirave dhe rregullave te tij . Besoj qe ka nje zot ,nje ama , por besoj gjithashtu qe ai nuk ka opsione FERRI PARAJSA ,por ka ose FERRRIN ose PARAJSEN per te gjithe sepse ne fund te fundit a nuk thone te gjitha fete qe zoti eshte shpirt njeriu,zemermire ? E pse nje njeri kaq i mire nuk do ja falte gjithcka qe ka bere cdo njerit prej nesh ne boten ku jetojme por do i rezervonte torturat e FERRRIT ????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

E pse duhet te besojm se e verteta eshte vetem kjo se e jetojm! pse jo edhe e asaj se do e jetojm pas vdekjes .fakte se te ardhemen nuk e dim asnjeri por te pakten te mundohem te pregaditemi per nje te ardhme me te mir ..Jeta eshte ebukur,por kur e mendon se edhe me e bukur do jet pas vdekjes nuk ke pse te keshe frik .Por ama duhet te jeshe i kujdeseshme se cfar ben ne kete jet dhe nuk ke pse pastaj te keshe frik ... apo t'ja japesh vetes bam pse nuk mund te mohohet nje e vertet e pa shmangshem ne ato libra se ti mendon se jan shkruar nga njerzt e thjeshte....Zoti nuk kerkon nga robi i tij ta ushqej apo te kujdeset per te ..por ai kerkon te mos harroj robi i tij se nga kush u kriju dhe ku do shkoj nje dit prap
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

E pse duhet te besojm se e verteta eshte vetem kjo se e jetojm! pse jo edhe e asaj se do e jetojm pas vdekjes .fakte se te ardhemen nuk e dim asnjeri por te pakten te mundohem te pregaditemi per nje te ardhme me te mir ..Jeta eshte ebukur,por kur e mendon se edhe me e bukur do jet pas vdekjes nuk ke pse te keshe frik .Por ama duhet te jeshe i kujdeseshme se cfar ben ne kete jet dhe nuk ke pse pastaj te keshe frik ... apo t'ja japesh vetes bam pse nuk mund te mohohet nje e vertet e pa shmangshem ne ato libra se ti mendon se jan shkruar nga njerzt e thjeshte....Zoti nuk kerkon nga robi i tij ta ushqej apo te kujdeset per te ..por ai kerkon te mos harroj robi i tij se nga kush u kriju dhe ku do shkoj nje dit prap

Sepse nuk ka asnje fakt ,asnje shenje qe ka dicka pas vdekjes . Une mendoj thjesht qe jeta eshte e bukur ,por sesi do jet pas vdekjes ate pjese ngelet ta shohim :D Frika tek une nuk ekziston per dicka qe nuk e di nese eshte apo jo . Zoti nuk ka thene asgje qe ta kemi degjuar ne ,duhet faktuar nese ka dal ndonjedite zoti dhe ka thene se cfare do ndodh me ne. Gjithsesi gjithsecili kemi mendimet tona ,per kete qe mendojme ,nese do ket ndonjeher gjyq ,le te gjykohemi :D
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

Ishalla mbase do jet me liberal sexi ... Megjithate do presim nje her ka koh per e vajt ne anen tjeter :D
 
Titulli: Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës p

Ishalla mbase do jet me liberal sexi ... Megjithate do presim nje her ka koh per e vajt ne anen tjeter :D

atje ska seks fare dhe koncepti sex nuk ekziston, sepse nuk ekziston as koncepti mbarsje ....:P
 
Kush ma pyet pak ket tipin, ka ndonje forum andej tek ajo jeta pas vdekjes?
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top