Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Shok në Britaninë e Madhe. Mbi 600 vajza të mitura, 187 prej të cilave në 6 muajt e fundit, janë përdhunuar sistematikisht gjatë pesë viteve të fundit nga një bandë pedofilësh, që i merrte ato nga jetimoret dhe qendrat e pritjes.

Dy prej vajzave, të cilat iu besuan institucioneve në Manchester e Rochdale, kanë vdekur si pasojë e abuzimit ekstrem me to. Historia tronditëse është zbuluar në Liverpool gjatë procesit në ngarkim të dy burrave me origjinë pakistaneze dhe sipas TIMES, mund të ketë një shtrirje akoma më të gjerë sesa ajo çka është kuptuar gjatë procesit.

Qendrat ku strehoheshin mbi 1800 minorenë kanë regjistruar 631 raste të adoleshenteve të abuzuara seksualisht.

Sipas “Times”, vajzat e mitura merreshin nga qendrat, për t’u dërguar në apartamente, lokale dhe taksi në zonat Manchester, Lancashire e West Yorkshire, ku kaloheshin dorë më dorë. Sipas organit të akuzës, shpesh vajzat detyroheshin të kryenin marrëdhënie me shumë meshkuj brenda një dite. Në një prej rasteve, një vajzë 15-vjeçare ishte detyruar të kryente marrëdhënie me 60 burra në një ditë. Viktimat merreshin nga qendrat me justifikimin se po i çonin për të ngrënë një picë apo për të pirë diçka.

Drama mund të ishte shmangur nëse hetimet do të nisnin që pas denoncimit të parë në vitin 2008, kur një prej punonjësve të shërbimit të asistencës sociale denoncoi prova të qarta të shfrytëzimit seksual të organizuar ndaj të miturve.

Në të njëjtën kohë erdhi edhe dëshmia e një vajze 15-vjeçare, e cila kërkonte ndihmë pasi ishte përdhunuar nga dhjetëra burra, por policia e cilësoi si pak të besueshme. Deri tani, Gjykata e Liverpool-it ka marrë në pyetje 56 meshkuj dhe ka arrestuar 26 prej tyre. Nëntë janë shpallur fajtorë: Adil Khan, Mohammed Amin, Abdul Rauf, Mohammed Sajid, Abdul Aziz, Abdul Qayyum, Hamid Safi e Kabeer Hassanieri.

Ata janë të moshave nga 22 deri në 59 vjeç. Tetë prej tyre janë me origjinë pakistaneze dhe i nënti është një afgan që kërkon azil në Britani. Disa prej tyre janë justifikuar para trupit gjykues duke thënë se në vendet e tyre është e ligjshme të bësh seks me vajza të mitura. Policia, prokuroria dhe shërbimet sociale në Rochdale kanë kërkuar publikisht falje dje për neglizhencën e tyre, e cila i ka çuar të miturat në duart e përdhunuesve. / Gazmira Ndoja

Shekulli
 
Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Ne burg te kalben plehrat..
 
Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

E pashe ne lajme:(...Sa te thella jane keta gjera duke filluar qe nga jetimoret dhe qendrat sociale qe kane neglizhuar keta gjera...Pastaj duke filluar nga policia qe si ka besuar etj etj...

Tetë prej tyre janë me origjinë pakistaneze dhe i nënti është një afgan që kërkon azil në Britani. Disa prej tyre janë justifikuar para trupit gjykues duke thënë se në vendet e tyre është e ligjshme të bësh seks me vajza të mitura.
Duke e marr azilin je,cke ti...Ska nevoje Anglia per keta llome njerezish...
Mund te jete e ligjshme te besh sex ne vendin tend,por jo perdhunim,ka ndryshim sexi me perdhunimin...Turp ti vije edhe atyre pleqve 59 vjecare...
 
Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Shumë interesant, gadi për t'u besuar.
Po si nuk qëlloj asnjë britanez? Taman, pedofilia ka lindur në Pakistan!
 
Titulli: Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Shumë interesant, gadi për t'u besuar.
Po si nuk qëlloj asnjë britanez? Taman, pedofilia ka lindur në Pakistan!

Po thua qe Drejtsia Britanike esht e korruptuar?
 
Pe: Titulli: Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitur

Po thua qe Drejtsia Britanike esht e korruptuar?

Pyetje kjo me metaforë: drejtësi!
Po ku nuk sheh në ditë të sodit korrupsion?

630 raste??? E gjithë kjo ka ndodhur në oborr
tëndin dhe asgjë nuk ke hetuar?
Nuk e sheh se është e pakuptueshme?
A nuk punonin aty edhe britanez?
Hop-e-kllup drejt ndorë pakistanezve ia linin?

Zonjë, këto gjëra besohen vetëm në përralla.
Ndoshta ti bindesh, por unë assesi!
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630

U hetua ne shqiperi dhe ate britamikun me dy tre raste e kapen dhe e rrasen ne burg jo me ne Britani me 630 perdhunime te miturish dhe su mor vesh ..

Jam plotsisht dakort me kte qe ka then Ricky...E gjith kjo duket disi e pa kuptushme ...
 
Titulli: Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Po thua qe Drejtsia Britanike esht e korruptuar?

tani meqe thua ti nuk mund te mohohet edhe kjo gje sepse sot ne lajme doli qe kete dokumente me statistika tilla kane rrjedhur nga investiguesit ne duart e nje partie ekstremiste ''BNP'' perpa qe gjykatesit te jepnin versionin e tyre ato publikuan te dhene qe ishin konfidenciale.

Drejtesia ne kete rast nuk mund te korruptohej sepse nuk ishin njerez me ekonomi te lart qe korruptonin gjykatesit ..........nqs se do ishte e vertet kjo dhe do vertetohej do kishte me shume perqarje mes komuniteteve por meqe burimi vjen nga BNP njerzit nuk besojne
 
Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Kjo tem eshte RRENب E MADHE...

Nese e kerkoni ne bote nje popull per moral dhe jo-keqberje, ateher do ti gjeni muslimanet nr 1 -te parèt ketu...
 
Titulli: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Faktikisht kete lajm e kam pare edhe emisjon edhe eshte shume i vertet... Pakistanezet (nje perqindje e vogel) jane shume te piste :djalle:
 
Titulli: Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Jetesa me vjen keq per zgenjimin por jo te gjithe Muslimanet djekin rrugen e duhur... sa per temen eshte shume e vertet ..

Kjo tem eshte RRENب E MADHE...

Nese e kerkoni ne bote nje popull per moral dhe jo-keqberje, ateher do ti gjeni muslimanet nr 1 -te parèt ketu...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630

Pyetje kjo me metaforë: drejtësi!
Po ku nuk sheh në ditë të sodit korrupsion?

630 raste??? E gjithë kjo ka ndodhur në oborr
tëndin dhe asgjë nuk ke hetuar?
Nuk e sheh se është e pakuptueshme?
A nuk punonin aty edhe britanez?
Hop-e-kllup drejt ndorë pakistanezve ia linin?

Zonjë, këto gjëra besohen vetëm në përralla.
Ndoshta ti bindesh, por unë assesi!

Korrupsion un nuk shof ne "disa" vende te Europes Veriore, shikojm rastin e Gjermanis me presidentin qe dha doreheqje. Norvegjia, Suedia, Danimarka.... te ishin vende te korruptuara sdo ishin aty ku jan sot.
630 raste, jan denoncuar ne fillim rastet e para po Policia si ka mar per baze, ky esht problemi Policis Shtetit
Drama mund të ishte shmangur nëse hetimet do të nisnin që pas denoncimit të parë në vitin 2008, kur një prej punonjësve të shërbimit të asistencës sociale denoncoi prova të qarta të shfrytëzimit seksual të organizuar ndaj të miturve.
Sepse po te kishin gisht punonjesit e qendres nuk do denonconin.
I kan mashtruar do i nxjerrim per te ngren 1 akullore, pice.... duke par edhe moshen e te akuzuarve ku ka edhe mosha te thyera 60 vjeçar mashtrimi ka qen me i besueshem.
 
Titulli: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Jetesa me vjen keq per zgenjimin por jo te gjithe Muslimanet djekin rrugen e duhur... sa per temen eshte shume e vertet ..

Plotesisht dakort me ty ! :)
 
Titulli: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

uaa cfare ndodhka dhe se paskemi ditur :(
 
Back
Top