Trokit në dyert e mëshirës së Allahut Fuqiplotë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Trokit në dyert e mëshirës së Allahut Fuqiplotë



Kur të gjithë të harrojnë dhe të lënë anash, kur të ndjehesh plotësisht i vetmuar, në momentin që askush nuk të kupton, kur shefi yt i punës të maltreton apo* kërkon që të bëhesh magjistar për të kryer punën* që të ka dhënë… kur të mendosh se nuk ke rrugëdalje, përule kokën, ngriti duart lartë drejt Zotit tënd, dyert e të cilit të presin hapur, trokit në to me sinqeritetin e zemrës dhe *lotët e pendimit.


Falënderoje për mirësitë që t’i ka dhënë. Falënderoje me sinqeritet të plotë. Lavdëroje duke e thirrur me emrat dhe cilësitë më të bukura, sepse në këtë botë askush *nuk i meriton fjalët më të bukura se Ai. Përkujto të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., të cilin na e dërgoi si shpëtim për të na nxjerrë nga errësira në dritë.* Dërgoji salavate dhe selame për të, për familjen dhe shokët e tij të pastër. “Kur dikush nga ju lutet, se pari* le të falënderoj Allahun pastaj le të dërgoj salavate *për të Dërguarin* s.a.v.s., dhe pastaj le të kërkoj *çfarë të dojë. (Ebu Davud)


Pastaj kujto mëkatet e tua, *të vogla qofshin apo të mëdha, dhe mos i kurse lotët gjatë këtij përkujtimi. Gëzoje Zotin me pendimin tënd të sinqertë dhe të pastër, sepse kjo është më parësore se të gjitha.
“Duaja më e mirë është që nga Allahu i Madhërishëm të kërkoni faljen e mëkateve dhe shëndetin në këtë botë dhe në botën tjetër. Nëse këto dyja të jepen në të dy botët, do të jesh i lumtur dhe i shpëtuar.” (Ahmed)


Mos u brengos, Zoti yt do të gëzohet me kthimin tënd dhe do të pranojë pendimin tënd menjëherë, pa asnjë analizë, siç do ta bënte edhe nëna dhe babai yt, ashtu siç do ta bënte motra, vëllai dhe të gjithë ata që i kishe harruar apo që të mirat ua ktheve me mendjemadhësi dhe mëkate.


Me një zë të përulur, hapja zemrën dhe shpirtin të Gjithëdijshmit, lehtësoje atë mërzi që të ngushton dhe të s’të le të marrësh frymë, le të çojnë, fjalët e pathëna, ëndrrat dhe dëshirat e paralizuara drejtë Atij i Cili asnjëherë nuk do të lodhet nga nevojat dhe kërkesat tuaja. Lejo që lutjet të ecin sikur lumi dhe të renditen sikur *diamantet *sa që të mos u dihet numri.. dhe do të shohësh se nuk je vetëm, por ke Atë i Cili të mjafton si mbrojtës, ndihmës dhe mirëbërës.
“Kur njeriu bën dua, Allahu i Madhërishëm ose e pranon ose do t’ia ruaj për *botën tjetër, dhe ose e ruan nga të këqijat aq sa është duaja” (Tirmidhi)


Harroji të gjithë njerëzit prej të cilëve ke pritur të të kuptojnë, sepse edhe ata janë gabimtarë sikur ti. Edhe ata janë të lodhur nga kërkesat dhe dëshirat e tyre. Shpirtrat e tyre janë të dobët, dhe mos ua zë për të madhe nëse tek ty shohin njeriun e çuditshëm, që fantazon, të vetmuarin dhe gabimtarin… ata janë vetëm njerëz dhe nuk kanë durim të dëgjojnë lotët dhe rënkimet toja ndërsa kërkesat toja për ta janë ngarkesa, pra mos humb kohën me ta derisa i Mëshirshmi dhe Mbrojtësi yt te pret pa durim. Ai gëzohet me kthimin tënd ashtu siç gëzohet nëna me kthimin e djalit *nga rrugët e shëmtuara. Kthehu nga Ai me dhuratat më të çmuara, ktheju me cilësinë e devotshmërisë, me një fytyrë shkëlqyese dhe me një zemër të mbushur me istigfare dhe me dhikre të shumta. Afroju me falënderimin tënd për *të gjitha të *mirat, duke i numëruar një nga një.


Mos harro as gjënë më të vogël e as gjënë më të madhe në mënyrë që të fitosh edhe më shumë se ajo që deri tani ke pasur, sepse ajo është një pretim i Atij që gjithmonë përbush atë që premton.
“Pra, *ju më kujtoni Mua, *Unë ju kujtoj juve. Më Falënderoni e mos Më mohoni. “ (Bekare, 152)
Mos u ndal duke u lutur sepse nëpërmjet saj ndërtosh fatin dhe të ardhmen tënde. Thuaja gjitha atë që deri tani të është dukur vetëm një fantazi e kotë.
Fatin nuk mund ta pengoj askush përveç duasë, ndërsa jetën nuk mund ta zgjas asgjë përveç mirësisë.” (Tirmidhiu)


Këtu mos kërko* logjikën sepse Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Ai vetëm thotë “Bëhu”- dhe ajo bëhet. Mos u brengos. Nuk do ta lodhësh me nevojat dhe dëshirat që i ke, sepse kjo është rruga drejt rahmetit të Tij, kujto se Allahu i Mëshirshëm nuk i do ata që bëhen kryeneç dhe nuk e lusin Atë.
Mos harro edhe prindërit në këtë lutje, sepse ata janë më të merituarit për t’i kujtuar dhe vetëm kështu do të arrish garancën se edhe fëmijët tuaj një ditë do të luten për ty!
Në lutjet toja mos kurse edhe vëllezërit dhe motrat, kujto ata që të kanë bërë mirë por edhe ata që kanë bërë ndonjë zullum ndaj teje, sepse engjëjt *në çdo fjalë tënden do të thonë AMIN, pra, lutu me urtësi dhe konsideroje këtë tregtinë më të mirë.


Transmetohet nga ibn Safvani se: “Lutja që myslimani e bën për vëllaun e vet që nuk është prezent do të pranohet. Tek koka e tij ka një engjëll dhe në momentin kur ai lutet për vëllaun e tij, engjëlli thotë: Amin, *edhe për ty qoftë ashtu.”
A nuk është kjo një ndjenjë e bukur? Vallë, a nuk e ke tani zemrën më të qetë? E di se është ashtu, inshaallah, je i sigurt se ndihma e Zotit është shumë afër.
Zemra kërkon edhe më shumë, ndoshta ke ende nevoja dhe dëshira? Të kaloi* nervozizmi dhe depresioni!* Të kaloi frika dhe pashpresa! Elhamdulilah.


Vazhdo, *lutu dhe mos u ndal sepse Zoti yt të është afruar me rahmetin e Tij, pra mos humb kohë. Le të jetë kjo natë një fillim i shoqërisë me Atë* i Cili nuk do të tradhtojë asnjëherë.
Mos lejo që i Mëshirshmi të pres me dyer hapur, ndërsa t’i i kalon dhe kërkon ndihmë dhe këshilla nga dikush i cili nuk mund të të kuptoj e as të të ndihmoj sepse ai edhe vetes nuk mund t’i ndihmoj pa dëshirën dhe vullnetin e Zotit, pra pse humb kohë, ktheju Atij i Cili gjithmonë është i gatshëm të të dal në ndihmë.
Shfrytëzo mirësitë e lutjes dhe ndërto *fatin dhe ardhmërinë tënde me ndihmën dhe mëshirën e Allahut!



Burimi: islambosna.ba
Shqipëroi: Arsim Dauti
 
Back
Top