Tri gra kurde ekzekutohen në Paris, dyshohen shërbimet sekrete turke

Love

βeℓℓe â๓e
Mes të ekzekutuarve me plumb në kokë edhe bashhkëthemeluesja Sakine Cansiz

Tri gra aktiviste të çështjes kurde – përfshirë bashhkëthemeluesen e grupimit separatist PKK – u gjetën të vdekura me plagë plumbash në kokë në një institut Kurd në Paris, bën të ditur media ndërkombëtare.

kurdet-320x180.jpg


Trupat e Sakine Sansiz dhe dy grave të tjera u gjetën mëngjesin e sotëm. Ministri i Brendshëm i Francës Manuel Valls i cilësoi vrasjet si “të patolerueshme”.

Motivi i vrasjeve është i paqartë. Rreth 40 mijë njerëz kanë vdekur në një konflikt që vijon prej 25 vjetësh mes shtetit turk dhe PKK-së. Por gjithsesi Ankaraja ka filluar së fundmi bisedimet me udhëheqësin e PKK, i cili gjendet në burg, Abdullah Ocalan, me synimin për të bindur grupimin të çarmatoset.

Dyer të mbyllura

Tre gratë u panë për herë të fundit brenda qendrës së informimit të institutit Kurd të mërkurën në mbrëmje. Një anëtar i komunitetit kurd u përpoq të vizitonte qendrën por i gjeti dyert e mbyllura. Trupat e tyre u gjetën mëngjesin e sotëm. Që të trija qenë qëlluar me plumb në kokë, tha policia.

Krahas Sakine Cansiz, u identifikua edhe një grua e dytë, Fidan Dogan, 32 vjeç, punonjëse e qendrës. Viktima e tretë quhej Leyla Soylemez dhe qe një aktiviste e re. Bashkësia e kurdëve protestoi para qendrës së informacionit, e cila u vizitua nga ministri i brendshëm Valls.

Të tri gratë “pa dyshim” janë ekzekutuar, tha Valls, duke shtuar se autoritetet franceze janë të vendosura të “hedhin dritë mbi këtë akt”.

“Në këtë lagje, në këtë qendër informacioni për kurdët, në distriktin e dhjetë, ku shumë kurd jetojnë, unë kam ardhur të shpreh ngushëllimet e mija për të afërmit dhe miqtë e këtyre grave,” tha ai.

Një përfaqësues i Federatës së Shoqatave Kurde në Francë, i tha medias se nuk kishte kamera në zyrë. Ai shtoi se i njihte gratë dhe se indikacioni i parë është që fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë, gjë që të bën të dyshosh për vrasje të planifikuara me kujdes.
Burimi: g.shqip
 
Back
Top