Tri gjërat që duhet t’i largoni menjëherë nga shtëpia

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ne përdorim shumë gjëra në shtëpi çdo ditë, për qëllime të ndryshme. Shumica e njerëzve i përdorin ato ashtu si u këshillohet, pa e ditur në fakt të vërtetën mbrapa tyre.
Edhe gjërat më të dyshimta mund të përmbajnë komponentë që shkaktojnë kancerin. Kështu, largoni këto tri gjëra menjëherë nga shtëpia juaj:



1. Freskuesit e ajrit

air-freshener1.jpg



Freskuesit e ajrit përdoren pothuajse në çdo shtëpi, në mënyrë që dhoma të ketë një aromë të freskët dhe të këndshme. Këta freskues vijnë në formën e freskuesve aromatikë. Përderisa ju po dëshironi që dhoma juaj të mbajë erë të mirë, ju gjithashtu jeni duke e helmuar trupin tuaj. A e keni ditur se këta freskues lëshojnë në ajër edhe karcinogjenë, që ndikojnë në shëndetin riprodhues dhe shkaktojnë kancer?

Në vend të këtyre freskuesve, ju është mirë që të zgjidhni vajëra thelbësor (si karamel, mente, livando).
2. Qirinjtë aromatik

scented-candles.jpg


Qirinjtë aromatik përdoren pothuajse në çdo shtëpi, në mënyrë që shtëpia dhe sidomos banjo të ketë aromë të mirë. Për shkak të përbërësve që gjenden në këta qirinj, aroma e keqe mund të evitohet dhe ata mund ta ndryshojnë edhe humorin e një personi duke e bërë më të relaksuar gjatë dushit.

Por, a e dini se këta qirinj përmbajnë toksina dhe karcinogjenë? Madje fitilat mund të jenë bërë nga plumbi, pavarësisht se është e ndaluar dhe është më mirë që ta kontrolloni vetë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke përdorur një copë letër për ta mbajtur fitilin. Nëse nuk del asnjë vijë në letër, fitili është pa plumb. Nëse fitili është i bërë nga plumbi ose qiriu përmban papastërti, ju lehtë mund ta ndizni atë dhe të kontrolloni për ngjyrë gri në letër, duke e mbajtur lartë mbi flakë,

3. Perdet e dushit


shower-curtains.jpg

Këto perde janë prezente pothuajse në çdo banjo dhe nëse nuk e keni ditur, ato janë të krijuara nga plastika që mund të përmbajnë PVC. PVC është një ndotës i madh i mjedisit dhe lëshon përbërës kancerogjen. Dhe kur ju bëni dush të nxehtë, këta përbërës kanë më shumë gjasë që të lëshohen dhe të shkaktojnë probleme serioze të frymëmarrjes.B expres
 
Titulli: Tri gjërat që duhet t’i largoni menjëherë nga shtëpia

Urrej qirinjt... sidomos ato me parfum
Urrej kto freskuesit e ajrit dhe gjithashtu urrej dhe kto perdet plastike, prandaj kam ble nje perde me cop si ajo e cadrave... e laj e thaj rehat fare ne lavatrice.
 
Titulli: Tri gjërat që duhet t’i largoni menjëherë nga shtëpia

Qirinjte jo aromatik mundemi dmth.perdet edhe freskuesin aromatik as une si perdor...
 
Titulli: Tri gjërat që duhet t’i largoni menjëherë nga shtëpia

oret kuku ... ku cdo ore bejn ku ku ..ku ku...
lulet fallco ...perse kur jan natyrore
soprammobili ( ato vogelsirat qe vendosen mbi cdo mobilje )
 
Titulli: Tri gjërat që duhet t’i largoni menjëherë nga shtëpia

Ska gje qe s'mban toksina sot dhe sdo perdornim asgje po te rrijme te kerkojme per Toksina. Une blej ca qirinj qe prodhohen nga nje kompani amerikane (Yankee Candles). Thuhet qe fitilat i bejne nga pambuku dhe jo nga plumbi. Megjithate, une s'eshte se i mbaj ndezur me ore te tera.
 
Titulli: Tri gjërat që duhet t’i largoni menjëherë nga shtëpia

asnje nga keto s'perdor :p.. Shpetova :D
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top