Trëndafili i fshehur

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Trëndafili i fshehur


• Një burrë po i shërbente me shumë përkushtim rrënjës së trëndafilit që kishte mbjellë ca ditë më parë. E ujiste çdo ditë duke pritur çastin, kur gonxhja do të shperthente. Mirëpo një ditë u mërzit nga gjembat e shumtë e tha me vete: "Si mund të dalë një lule kaq e bukur nga një bimë e mbushur plot me gjemba!"- dhe e la pas dore kujdesin ndaj saj, pikërisht pak para se ajo të çelte. Kësisoj, rrënja e trëndafilit u tha.


• Fatkeqësisht, kështu ndodh dhe me shumë njerëz. Brenda çdo shpirti ekziston një trëndafil, pavarësisht fajeve dhe gabimeve. Por shumë nga ne shohin vetëm gjembat-të metat- dhe nuk e vlerësojne natyrën e pastër që Zoti ka mbjellë në shpirtrat tanë. Kjo ndjenjë dëshpërimi dhe vlerësimi i ulët për veten na bën që ta lëmë pa ujitur këtë mirësi, e cila pak e nga pak vdes brenda nesh.


• Pikërisht këtu njihet vlera e miqëve të vërtetë, të cilët, ndryshe nga ata që na duan të ligën, nuk na lënë të merremi vetëm me gjembat, por na ndihmojnë të zbulojmë trëndafilin e fshehur brenda nesh.

Kjo madje është dhurata më çmuar që mund t'i bësh dikujt.


Autor: Besimtarja muslimane -Anum



 
Titulli: Trëndafili i fshehur

Kjo i gjason sikur detit, ku margaritaret, qe cdo kush i do dhe i ka lakmi, gjinden ne thellesi te detit. Sa me thelle t'futesh ne det, aq me shume e do ate dhe zbulon/sheh gure & margaritare te cmueshem. Ndaj edhe njeriu ndaj te tjereve, duhet t'futet me thelle, ta njohe me mire, t'mos ngutet, ne menyre qe ta njoh edhe anen e brendshme te tij/saj drejt dhe sic duhet :) Jo cdo kush shkon pas ketyre hapave. Ndodhe e kunderta, fjalen e fundit e themi te paren, sic thote populli, fatkeqesisht...!!!
 
Back
Top