Tregjet e veshjeve të përdorura, përse mbeten gjithmonë të preferuara?
Tregjet e “gabit” janë vendet, ku thuajse të gjithë futen, por shumë pak janë ata, të cilët preferojnë të tregojnë se i frekuentojnë.
Mund të gjesh gjithçka sa u takon veshmbathjeve, por nuk përjashtohet as mundësia për të blerë në këto tregje edhe pajisje elektroshtëpiake, apo enë kuzhine. Të gjitha të përdorura.
Ka më shumë se dy dekada, që janë zhvilluar këto lloj tregjesh dhe është i vetmi biznes deri më sot, që nuk ka prekur falimentin. Age Dedukaj ka 20 vite, që merret me këtë punë.
Përtej paragjykimeve për veshjet e përdorura, këto vende frekuentohen për mundësinë e pasjes së veshjeve origjinale dhe shumë individuale. Dy sende të një serie zor se mund t’i gjesh këtu.
“Beneton”, “Zara”, “Sandro Ferrone”, “Batta”, “Buffalo”, po je me fat edhe “Lobotin” mund ta gjesh në këto tezga.
Si këto tregje të mëdha veshjesh të përdorura në Tiranë ka disa. Teksa zhvendosemi nga njëri te tjetri, kuptojmë që situata nuk është e njëjtë gjithandej.
Këtu mund të plotësosh nevojat me pak lekë. Të vishesh, madje edhe të pajisësh kuzhinën me orendi dhe sende të ndryshme. Të diskutueshme për higjienën, megjithatë edhe këto objekte gjejnë vend në tregjet e dorës së dytë. /
Kujdes nga sendet e përdorura
Besoj, ju ndodh shpesh që rrobat tuaja të mbajnë një erë të pakëndshme, edhe pasi ju i keni larë ato. Gjithashtu, mund t’iu ketë ndodhur, që sendet tuaja personale t’i ndieni shumë më të rënda në peshë, sesa janë në të vërtetë. Arsyeja për të dyja këto fakte është natyra spirituale e objekteve.
Rrobat dhe sendet që na përkasin janë në kontakt shumë të afërt me trupin, çka u bën atyre të mundur që të thithin vibrimet, që emetohen prej nesh. Ndaj ndodh, që kur ne veshim diçka që nuk është pastruar mirë nga erërat e trupit, mund të ndiejmë lodhje trupore, këputje apo dhimbje koke.
Kjo është pikërisht energjia e transmetuar prej trupit, të cilën mund ta mbajë tesha për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër, rrëfime të ndryshme në internet mbi këtë fenomen kanë dëshmuar, se e njëjta gjë ndodh edhe kur kemi të bëjmë me një “souvenir” të vjetër apo me një diamant.
Pavarësisht nëse duket bukur për sytë ose jo objekti relike, pavarësisht nëse vlera e tij mund të këmbehet me parà ose jo, këto objekte mund të mbajnë energji shumë pozitive apo negative për ju. Ndaj, bëni kujdes kur hyni në një dyqan apo treg sendesh dhe veshjesh të përdorura.
Energjia që ato mund të transmetojnë varet shumë nga zotëruesi i tyre i mëparshëm. Për aq kohë sa ju nuk e njihni përdoruesin e kaluar, bëni kujdes! Së paku, ato duhet të jenë fizikisht të pastra.
Por studiues të shkencave okulte sugjerojnë, që këto objekte të mund të pastrohen edhe nga energjia që mbartin. Për shembull, bizhuteritë mund të pastrohen duke i futur në ujë me kripë. Ky përbërës duhet të përgatitet sipas një riti hyjnor, duke u vendosur në një vend, ku drita e diellit dhe e hënës mund ta pastrojnë bizhuterinë përmes çlirimit të energjisë së tyre.
Një mënyrë tjetër për të pastruar bizhuteritë është duke i futur ato në tokë përkohësisht, pasi toka thith negativitetin që mbetet në objekt. Duhet pasur kujdes edhe nga dhuratat. Bizhuteri apo çfarëdo qofshin ato, mund të mbartin energji negative, veçanërisht nëse personi, i cili i jep është ziliqar, xheloz apo e dhuron për të larguar kujtime të këqija.
Gjithmonë pastrojini dhuratat, që ua sjell dikush, edhe kur ato janë të reja. Vazot antike apo objekte të tjera mund të pastrohen duke iu vendosur kripë, në zonat ku nuk i dëmtojnë. Rozmarina, trumza, borziloku, livando apo esenca të ndryshme lulesh janë shumë të mira për pastrimin e objekteve nga energjia negative. / Top Channel

Redaktimi i fundit: