Tregimi i një nate...

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Tregimi i një nate...


Një natë, para se të flija, u ktheva kah gruaja ime e shikoja duke fjetur dhe thash në vete:

" E gjora pasi ka jetuar me familjen e vet erdhi të flejë tek një burrë i huaj, për atë e la shtëpinë e prindërve, përkëdheljen e prindërve, rehatinë e familjes dhe erdhi te një burrë i cili e urdhëron për të mirë dhe e ndalon nga e keqja. Ajo i shërben atij në gjërat që e kënaqin Allahun dhe burrin e saj..."


Pastaj e pyesja veten:

- Si munden disa burra t’i godasin gratë e tyre me mizori kurse ato i lanë familjet e tyre për burrin e tyre?


- Si munden disa burra të dalin me shoqërinë e tyre nëpër restorante dhe të hanë e të pinë e të mos ju interesoj gjendja e familjes në shtëpitë e tyre?


- Si munden disa burra ta kalojnë kohen jashtë shtëpisë më shumë se sa brenda shtëpisë?


- Si munden disa burra t’i bëjnë shtëpitë burg për gratë e tyre dhe mos të dalin kurrë me to për shëtitje e dëfrim?

- Si munden disa burra t’ju ngushtojnë zemrat e grave të tyre dhe t’ju mbushin sytë me lot?


- Si munden disa burra të udhëtojnë dhe t’i lënë gratë dhe fëmijët e tyre mbrapa e mos të interesohen më për ta?

- Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i pas grat e tyre të pastra në shtëpitë e tyre të cilat i presin me padurim t’ju kthehet burri i tyre?


- Si munden disa burra të largohen nga përgjegjësia për të cilën do të pyeten Ditën e Gjykimit!


- Si munden disa burra t’i shikojnë grat e tyre duke punuar dhe duke i furnizuar ata, dhe ata në shtëpi të han dhe të pinë pa gajle!


- Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e meritojnë të quhen burra ose baba sepse ky epitet është i shenjtë, kurse ata e fëlliqin me veprat e tyre.




Tregon Dr. Aid El-Karni
 
Back
Top