D.
.
As burrat, as gratë nuk janë të përsosur, jemi shumë larg madje. Ne të gjithë kemi difekte dhe ka raste kur është e vështirë të durojmë e të na durojnë, madje edhe me njerëz që duhemi më shumë. Megjithatë, ka aspekte të personalitetit që mund të jenë shumë kundërproduktive për marrëdhëniet emocionale dhe që nuk paraqiten në momente të caktuara.
Problemi ndodh për dy arsye: kurrë nuk ka fund njohja e një personi dhe njerëzit ndryshojnë. Një njeri mund të jetë absolutisht i mahnitshëm në fillim, por pas pak kohësh, e gjen veten duke pyetur se ku humbi princi, apo të ndodhë e kundërta, dikush mund të duket me të vërtetë i mërzitshëm, por me kalimin e kohës ju gjeni një magji të fshehtë tek ai person.
Më poshtë, paraqesim tri lloje burrash, që është më mirë t’i mbash larg.
Burra që kalojnë nga një ekstrem në tjetrin
Ata janë njerëz që shkojnë nga butësia totale, deri në agresion maksimal, në shumë raste pa ndodhur që faktet të justifikojnë këtë ndryshim. Askush nuk shpjegon kurrë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Thjesht një ditë ata vdesin nga dashuria për ju dhe ju mbushin me komplimente e përkëdheli, por të nesërmen ju refuzojnë në një mënyrë acidike dhe nganjëherë mizore.
Ata zakonisht janë impulsivë. Pa e ditur si, ne fillojmë të ndiejmë një paqartësi të thellë ndaj tyre. Ne shkrihemi kur na tregojnë anën e tyre romantike, nuk mund ta imagjinojmë një njeri më të dashur dhe delikat. Ne mendojmë se e adhurojmë dhe se është dashuria e madhe që kemi ëndërruar gjithmonë. Pastaj, kur zgjohet përbindëshi që mbartin brenda, provojmë të kundërtën: refuzimin dhe madje urrejtjen e paqëndrueshmërisë apo frikën sepse na rezultojnë të paparashikueshëm.
Këta njerëz janë emocionalisht rraskapitës. Ata kanë një konflikt të thellë të pazgjidhur me veten e tyre. Ata janë shumë të vetëqëndrueshëm dhe prandaj nuk marrin parasysh efektet e veprimeve të tyre. Gjëja e sigurt është se ata nuk janë gati të kenë një marrëdhënie emocionale me ju, madje me askënd.
Burra që gënjejnë sepse e kanë zakon
Ka shumë mënyra për të gënjyer. Më e dukshmja është të flasësh për fakte apo situata që nuk kanë ndodhur kurrë. Megjithatë, mënyra të tjera të krijimit të pavërtetësisë, janë të duash të jetosh me dukje, të premtosh dhe të mos përmbushësh, të përshtatesh me rrethanat që nuk janë të përbashkëta.
Gënjeshtari e heq maskën e vet, jo përmes mënyrës se si sillet me ne, por përmes mënyrës se si e bën me të tjerët. Nëse e bën me njerëz të tjerë, pse të mos e bëjë edhe me ne? Gënjeshtrat shpesh nuk janë të lehta për t’u vënë re, sepse ekzistojnë profesionistë të vërtetë të simulimit. Për këtë arsye, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje mënyrës se si sillen me të tjerët.
Një person që gënjen vazhdimisht, e bën të pamundur besimin në marrëdhënie. Së shpejti do të gjeni veten duke kryer “hetime” të shumta për ta kapur në flagrancë, ose për të kërkuar nëpër gjërat e tij për të parë nëse ju tradhton. Është e pamundur të ndërtojmë një marrëdhënie të rëndësishme me një gënjeshtar të sëmurë.
Burra që ju bëjnë të ndiheni të frenuar
Ata janë ata njerëz me të cilët ndiheni gjithë kohën sikur po ecni mbi vezë. Ata zakonisht janë shumë kritikë për atë që partneri i tyre bën apo thotë dhe madje edhe mënyrën si vishet. Këto karakteristika janë tipike për ata që kanë shumë sukses ose para dhe kërkojnë vetëm një shoqëri që sillet siç dëshirojnë ata.
Ajo që është e sigurt është se gjithmonë ndjeheni të çmuara fillimisht dhe më pas, vlera bie.. Mendoni njëzet herë një gjë para se ta thoni; matni shumë mirë mënyrën se si silleni në praninë e tij dhe jeni të tensionuara, nuk mund të jeni spontane. Papritmas ju bëheni një person shumë i heshtur në praninë e tij ose ju flisni, por gjithmonë jini të vëmendshme ndaj shprehjes që ai merr pas fjalëve tuaja.
Në rastet më ekstreme, burrat që kontrollojnë dhe janë narcizistë, bëhen edhe të dhunshëm. Ata besojnë se bota dhe të gjithë njerëzit, veçanërisht partnerët e tyre, duhet të sillen ashtu siç ata dëshirojnë. Ata janë ekspertë në kërcënime, të cilat i kryejnë përmes lojërave të padukshme psikologjike ose shtrëngimeve fizike. Me njerëz të tillë, nuk mund të jesh kurrë e lumtur.
/ bota.al