As meshkujt dhe as femrat nuk janë të përsosur. Jemi shumë larg përsosmërisë. Jemi të gjithë plot me defekte dhe kalojmë momente ku bëhemi vërtetë të vështirë që edhe njerëzit që na duam më shumë të na përballojnë. Megjithatë, ka shumë tipare të personalitetit, që mund të jenë aspak produktive për marrëdhëniet e dashurisë, të cilat shkojnë përtej një sërë momentesh të caktuara.
Problemi ka dy realitete: nuk arrijmë asnjëherë ta njohim plotësisht një person dhe njerëzit ndryshojnë. Një mashkull që mund të jetë pa dyshim joshës në fillim, ndoshta me kalimin e kohës do t’ju bëjë të pyesni veten se ku shkoi kjo cilësi. Ose e kundërta: dikush mund t’ju duket shumë i mërzitshëm dhe me kalimin e kohës kuptoni se ai ka një humor fantastik.
Ajo që është e sigurt është se disa njerëz ndoshta nuk mund të dashurojnë ose nuk mund të pranojnë se i duan, ose kanë ngecur në ferrin e ndjenjës së fajit, inatit e frikës. Ndaj, ju paraqesim tre lloje meshkujsh, nga të cilët është mirë të qëndroni sa më larg.
1. MESHKUJT QË SHKOJNË NGA NJË EKSTREM NË TJETRIN
Janë ata lloj meshkujsh që shkojnë nga dashuria e madhe tek agresiviteti maksimal, në shumë raste pa ekzistuar fare situata për këtë ndryshim të menjëhershëm sjelljeje. Dhe nuk ju shpjegon asnjëherë se çfarë ndodhi. Thjesht, një ditë vdes nga dashuria për ju dhe ju mbush me komplimente dhe përkëdhelje, por ditën tjetër ju refuzon me një sjellje të hidhur dhe ndonjëherë mizore.Kanë tendencën të jenë impulsivë. Pa e kuptuar, filloni të përjetoni një paqartësi të thellë përballë tyre. Kur janë të dashur shkriheni përballë ndjenjave të tij. Nuk mund të imagjinoni një mashkull më të dashur dhe të përkushtuar se ai. Ndjeni se e adhuroni dhe që është dashuria e madhe që ke ëndërruar. Por, kur ai lloj përbindëshi rizgjohet brenda tij, ndodh e kundërta: refuzim dhe madje urrejtje për paqëndrueshmërinë e tij ose sepse keni frikë se është i paparashikueshëm.
Këta lloj meshkujsh janë emotivisht sfilitës. Kanë një konflikt të thellë me veten, të cilin nuk e kanë kapërcyer. Janë egocentrike dhe për rrjedhojë nuk i kuptojnë efektet që shkaktojnë te ju. E vërteta është se nuk janë gati për të pasur një marrëdhënie dashurie, as me ju, as me dikë tjetër.
2. MESHKUJT QË JANË MËSUAR TË GËNJEJNË
Ekzistojnë shumë mënyrë për të gënjyer. Ajo më e dukshmja është se flasin për fakte apo situata që nuk kanë ndodhur ndonjëherë. Por të jetoni në kushtet e shtirjes, premtimit dhe mos përmbushjes, përshtatjes me rrethana me të cilat nuk pajtoheni, është gjithashtu një mënyrë për të rënë në gënjeshtër. Zakonisht, gënjeshtari tradhtohet, jo nga mënyra se si gënjen, por nga fakti se si e bën me të tjerët. Nëse ka këtë sjellje me të tjerët, përse nuk duhet ta bëjë dhe me ju?Shumë herë, gënjeshtrat nuk janë të thjeshta për t’u dalluar, sepse ekzistojnë meshkuj që janë profesionistë të mirëfilltë dhe manipulues. Ja sepse është kaq e rëndësishme që të vëzhgoni se si sillet me të tjerët.
Dikush që gënjen vazhdimisht, e ka të pamundur që ta besojnë në një lidhje. Shpejt do të gjendeni duke bërë kërkime sfilitëse, duke kërkuar me çdo kusht të vërtetën. Do t’ju duket vetja pa takt vetëm sepse do të keni tendencën e madhe për të zbuluar nëse ju tradhton. Me meshkujt gënjeshtarë kompulsivë është e pamundur që të ndërtoni një marrëdhënie të mirë.
3. MESHKUJT QË JU MBUSHIN ME KRITIKA
Janë ai lloj meshkujsh me të cilët gjatë gjithë kohës ndiheni sikur keni shkelur mbi vezë. Kanë tendencën të jenë shumë kritikë ndaj jush dhe gjërave që bëni ose thoni, madje edhe për mënyrën se si visheni. Ky funksion është tipik i atyre që kanë sukses të madh ose lekë dhe kërkojnë thjesht një njeri që të sillet siç duan ata.E vërteta është se ndiheni gjithmonë të nënvlerësuar dhe zakonisht të paaftë. Para se të flisni mendoni e stërmendoni, me drojën se mos thoni diçka të gabuar. Masni mirë me vete mënyrën se si duhet të silleni kur është me ju dhe keni një qëndrim të tensionuar, i cili nuk ju lejon të jeni spontane. Papritmas shndërroheni në një njeri shumë të heshtur kur jeni në praninë e tij, ose flisni, por jeni gjithmonë të kujdesshëm se si do të reagojë ndaj fjalëve tuaja.
Në rastet më ekstreme, këta meshkuj kontrollues dhe narcistë, bëhen edhe të dhunshëm. Besojnë se bota dhe të gjithë njerëzit, veçanërisht partnerja e tyre, duhet të sillen ashtu siç ata mendojnë se duhet të sillen. Sjellja e tyre është intimiduese, ose me lojëra të holla psikologjike ose me një shtrëngim të drejtpërdrejtë fizik. Me këtë lloj mashkulli, nuk do të jeni asnjëherë e lumtur.
/Psikologjia