Tre thasë me gjarpërinj në zyrën e tatimeve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
tre-thase-me-gjarperinj-ne-zyren-e-tatimeve.jpg


Indi, 1 dhjetor NOA - Dy fermerë indianë të dëshpëruar nga korrupsioni i tepërt dhe nga ryshfetet e shumta të kërkuara nga autoritetet tatimore kanë zbrazur tre thasë plot me gjarpërinj në zyrat e tyre, në Basti, rreth 300 kilometër në juglindje të Lucknow. Sipas asaj çka treguar një funksionar i shtetit të Uttar Pradesh, Ramsukh Sharma, rreth 40 gjarpërinj të madhësive dhe specieve të ndryshme, mes tyre dhe kobra, kanë shkaktuar një panik të vërtetë mes punonjësve prezent në zyra, të cilat kanë hipur mbi tavolina ose janë larguar nga masa. Dy fermerët, kishin kërkuar dokumentet respektive për pronat e tyre përkatëse, por për javë me radhë ishte refuzuar kërkesa e tyre dhe kjo pasi nuk kishin hedhur asnjë qindarkë ryshfet. Për fat të mirë kjo hakmarrje u mbyll në mënyrën më të mirë pasi nuk pati asnjë të dëmtuar nga pickimet e zvarranikëve. Ndërkohë policia është në kërkim të fermerëve, ku njëri prej të dyve është i njohur në qytet pasi është rritës gjarpërinjsh. r.b/NOA

B;Lajme.gen.al
 
Pe: Tre thasë me gjarpërinj në zyrën e tatimeve

Ketej te zbrasin tre karikatore kallashi..
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Tre thasë me gjarpërinj në zyrën e tatimeve

LOL sikur te ndodhte dhe ketej nga zyrat tatimore e vecanerisht dhe ne zyrat e hipotekes :p e meritojne ne fakt !!!
 
Back
Top