Tre shqiptarët e arratisur nga burgu i Athinës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Tre shqiptarët e arratisur nga burgu i Athinës

shqiptaret-e-arratisur-greqi-681x383.jpg



Mediat greke kanë publikuar fotot dhe inicialet e tre shqiptarëve që u arratisën nga qelitë e paraburgimit të Athinës gjatë mesnatës së mërkurës, 3 janar 2018.

Sipas televizionit Star, bëhet fjalë për shtetasit M.F 27 vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje Z.K 38 vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, dhe B.K 35 vjeçar, i dënuar për trafik droge. Ky i fundit u arrestua nga policia të enjten pasdite në Menidi.

Policia greke vijon kërkimet për arrestimin e dy shqiptarëve ende në arrati.

Bashkë me ta u arratis edhe një shtetas gjeorgjian, i dënuar për vrasje, i cili nuk arriti të largohet shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë.

Tre shqiptarët raportohet se prenë hekurat e dritares në katin e dytë të qendrës së paraburgimit dhe duke përdorur çarçafët si litarë zbritën nga një lartësi prej rreth 7 metrash. Një arratisje e denjë për skenarët e filmave aksion, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.

Fillimisht mediat greke raportuan se ata po mbaheshin në izolim, në pritje që të dërgoheshin në burgjet e vendit. Në fakt, ata po vinin nga paraburgimi dhe gjatë ditës së sotme do të do të duhej të paraqiteshin para trupit gjykues që do të shqyrtonte akuzat kundër tyre.

Policia greke ka zgjeruar rrezen e kërkimeve edhe jashtë Athinës, pasi koha e kaluar u ka lejuar shqiptarëve të arratisur të veprojnë sipas planeve. Autoritetet në vendin fqinj nuk përjashtojnë mundësia e ndihmës nga jashtë. / to/
 
Me mire kisha vrare veten , se te perfundoj ne burgjet e Grekut e te Serbit.
 
Back
Top