Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Quku

Marakli Krapit
Vetëm një vit pas vdekjes, Hafiz Sabri Koçi është vlerësuar si një ndër 100 udhëheqësit myslimanë më të mëdhenj të shekullit XX. Një libër që përfshin biografitë e njëqind figurave më të famshme të botës islame gjatë shekullit XX, sapo është botuar në Nju Delhi të Indisë nga Instituti i Kërkimeve Objektive. “Libri “100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX” është një orvatje për të frymëzuar myslimanët në mbarë botën”, thotë njëri ndër autorët e librit në fjalë. Hafiz Sabri Koçi ringriti fenë islame në Shqipërinë post komuniste. I rritur jetim, fati qe edhe më i pamëshirshëm për të. 20 vite në burgjet komuniste nuk do ta thyenin shpirtin e besimtarit të madh.


Një tjetër shqiptar i madh me përmasa legjendare që figuron në listën e më të mëdhenjve është Mulla Idriz Gjilani, ndoshta kleriku mysliman më atdhetar në historinë tonë kombëtare. “Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si Basho Muji”. Kështu e vlerëson Mulla Idrizin studiuesi Muhamed Pirraku. Vështirë të formulosh një fjali më të shkurtër që të thotë kaq shumë për një hero të këtij kalibri. Mulla Idriz Gjilani lindi në Velekincë, në periferi të Gjilanit, më 4 Qershor 1901 dhe u vra në përpjekje me forcat komuniste jugosllave në vitin 1949, pa mbushur ende të 48 vjetët. “Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”, thoshte Mulla Idrizi i Gjilanit.



I treti shqiptar në listën e të përzgjedhurve është një emër më pak i njohur në botën shqiptare. Mazhar Shukri Krasniqi është i vetmi shqiptar në listë, që jeton ende. Sot rreth të 70-ve, Mazhar Shukri Krasniqi jeton në Zelandën e Re. Ai u largua nga Shqipëria në vitet 50. E filloi jetën në mërgimin e largët pa asnjë qindarkë në xhep, por falë talentit dhe punës së tij, Mazhar Krasniqi arriti të luante rol udhëheqës në komunitetin mysliman të Zelandën së Re. Ai ngriti të parën xhami në territorin e largët dhe më 1979 mori në dorë Federatën e Shoqatave Islame. Dy vite më parë, ai u vlerësua me Medaljen e Shërbimit të Mbretëreshës. Përzgjedhja e tij në këtë listë ka bërë jehonë në median e Zelandës së Re dhe në Australi.

Tre shqiptarët e mëdhenj të shekullit, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, Mulla Idriz Gjilani dhe Mazhar Shukri Krasniqi figurojnë kështu në të njëjtën listë me Alija Izetbegovic të Bosnjës, Mbretin Abdul Aziz, Sulltan Hamitin e Dytë dhe figura të tjera me famë botërore të shekullit XX. Një vlerësim i tillë është një vlerësim për kontributin e shqiptarëve në botën islame. Komuniteti mysliman është komuniteti më i madh fetar në botë ku përfshihen mbi një miliardë njerëz. 57 shtete kanë shumicë absolute myslimane.

Portalb - Home Page
 
Titulli: Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Po te citoj vetem Mulla Idriz Gjilanin, te cilin e njoh dicka. Shume prej jush myslimanve te sotem do jua perdredhte qafen si zogut te pules.
Gjilani ka qene me shume patriot se fetar, ashtu si mjaft hoxhallare te tjere neper troje shqiptare. Dhe keta hoxhallare te sotem, nuk ju afrohen as te maja e gishtit te kembes. 99% jane pro turq e arab. Antishqiptar..!
 
Titulli: Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Shiqo kush na vlereson hoxhallaret. S'ka mbetur ne doren tende, se s'ke kapacitet. Gjilani do t'fuste n'fallak ty, po hajt Zoti e boft rahmet :D
 
Titulli: Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Une vlersoj patriotizmin e cdo shqiptari pavarsisht nga feja.
Dordolecet si ti qe thone "rrofte Turqia, lavdi P. Osmane", ju vjen era turko-arab dhe nuk kani asgje te perbashket me keta hoxhallare. Ju mundoheni te futeni nen krahet e ketyre patrioteve hoxhallar te dikurshem per tu fshehur, po harroni bishtin antikombetar qe ju ngelet jashte.


"..Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër... Lexoni o mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët... Kemi tri fe, por vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vllaznor, një gjuhë e një diell, Një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi vllaznimin dhe mbrojtjen e Atdheut "

(Hoxhe Mulla Idriz Gjilani)


Mulla Idriz Gjilani tyre që shitnin tokën për të shkuar në Turqi i thërriste: ”…Ju nuk jeni as myslimanë as shqiptarë…! Kurrë nuk do të bëheni Turq!? Ktheni kaparet e tokës dhe qëndroni me pushkë e sëpata në dorë…!? Kështu do t’u urdhëronte Muhamedi a.s., dhe Skënderbeu…!”.


“....Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre, t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naselenikëve (kolonë) sllavë. Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bënë të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe për kombin…!”


(Mulla Idriz Gjilani)

MullaIdrizGjilani_zpsbde6171c.jpg
 

Attachments

  • MullaIdrizGjilani_zpsbde6171c.jpg
    MullaIdrizGjilani_zpsbde6171c.jpg
    12.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Dordolecet si ti qe thone "rrofte Turqia, lavdi P. Osmane", ju vjen era turko-arab

Greko-serbet e forumit si ti, jane armiqte me te medhenje te kombit shqiptar, patriota me bateria 2 volte e gjysme :biciklete:
 
Titulli: Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Perse e degradoni çdo teme me ofendime ndaj njeri tjetrit? Fjalet e Hoxhe Mulla Idriz Gjilanit duhet t'i mari shembull secili nga ne!
 
Titulli: Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Duhet te ishte edhe Mulla Jakup Asipi vertet ka ba shum per muslimanet sidomos ne ballkan edhe quhet dietari i Ballkanit..
Pastaj per shekullin 21 kem shume dhe deri ne fund te jetes se tije inshAllah do jete Mulla Shefqet Krasniqi etj.
 
Back
Top