Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tre milionë herë më e madhe se Toka, del fotografia e parë e vrimës së zezë

[h=1]Tre milionë herë më e madhe se Toka, del fotografia e parë e vrimës së zezë[/h]
Astronomët e kanë bërë fotografinë e parë të një vrime të zezë, e cila ndodhet në një galaktikë shumë të largët.
2662E687-BD7E-4026-ADF4-16ECF7D6127C-492x350.jpeg

Kjo vrimë ka gjerësi prej 40 miliardë kilometrash dhe nga shkencëtarët është përshkruar si “bishë”. Përndryshe, ajo është tre milionë herë më e madhe se planeti ynë.


Vrima e zezë që është fotografuar nga shkencëtarët ndodhet 500 milionë trilionë kilometra larg Tokës dhe është fotografuar nga një rrjet prej tetë teleskopësh të vendosur në kontinente të ndryshme.

Profesori Heino Falcke, i cili ligjëron në Universitetin e Radboudit në Holandë dhe që i pari e kishte propozuar këtë eksperiment, tha se kjo vrimë e zezë është fotografuar në galaktikën e quajtur “M87”.

“Kjo që po e shohim është më e madhe se i tërë Sistemi Diellor. Kjo vrimë e ka masën 6.5 milionë herë më të madhe se Dielli dhe është një nga vrimat e zeza më të rënda që ekziston. Ajo është një bishë e vërtetë, kampione për peshë në mesin e të gjitha vrimave në gjithësi”, tha ai.

Në fotografinë e publikuar shihet një si unazë e zjarrtë, siç e quan profesori Falcke. Kjo unazë e rrethon në mënyrë të përkryer një vrimë të zezë me formë rrethore. Drita që ndohet pranë kësaj vrime është më e fuqishme se tërë drita e miliarda yjeve së bashku. Për këtë arsye, ajo mund të shihet nga një largësi kaq e madhe.

Skaji i rrethit të errët është vendi ku gazi hyn në vrimën e zezë. Kjo vrimë ka një forcë aq të madhe gravitacionale, saqë as drita nuk mund të largohet nga ajo.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back