Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tre llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

Tre llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

tre-llojet-e-njer-euml-zve-q-euml-duhet-t-rsquo-i-shmangni-n-euml-jet-euml_hd-780x439.jpg

Nëse dëshironi të jetoni i qetë dhe i lumtur, duhet që disa lloje njerëzish të mos i mirëprisni në jetën tuaj.

Për të bërë një jetë të lumtur, duhet ta rrethoni veten me njerëz që shtojnë vlerat pozitive tek ju dhe krijojnë gjendje qetësie në ambientin ku jetoni.
Kushtojini vëmendje këtyre tre llojeve të njerëzve, për të shmangur përvojat e pakëndshme gjatë jetës suaj.

1. Manipuluesi
Ky lloj i njeriut është shumë mashtrues dhe është aq mashtrues sa që iu bën të mendoni se nuk janë të tillë. Për disa arsye, këta mund t’iu duken se janë mashtrues, por ata kanë aftësi të tilla bindëse sa që shpesh e shtyni gjykimin tuaj më të mirë ndaj tyre. Qëllimi i tyre është që të fitojnë besimin tuaj dhe më pas ta përdorin atë për çfarëdo që ata dëshirojnë. Ndoshta është paraja juaj, gjinia, popullariteti, apo sa për t’iu vënë poshtë. اështja këtu është që t’i besoni intuitës tuaj. Nëse dikush iu duket si mashtrues, atëherë ka arsye gjithmonë për këtë.

2. Përçmuesi
Njerëzit me këtë karakter i intereson vetëm vetja. Ky person fiton një ‘energji të veçantë’ duke i shikuar të tjerët teksa vuajnë. Duke i nënçmuar të tjerët, ky person rritë vetëvlerësimin dhe i duket vetja superior. Njerëzit janë nënçmues kur vuajnë brenda në një mënyrë apo tjetrën. Në qoftë se ata mund t’i bëjnë të tjerët të ndjehen keq, ata ndjehen më pak keq për jetën e tyre. اështja kryesore është që të mos i kushtoni vëmendje gjërave që ata bëjnë ose thonë. Beteja që ata janë duke e luftuar është me veten e tyre, dhe jo me ju.

3. Egoisti
Ky është një person që varet në ju vetëm sa për të fituar një imazh më të mirë për veten. Egoistët dëshirojnë të jenë në sytë e të tjerëve duke pasur një nivel të caktuar dhe nëse ata mendojnë se, duke qëndruar me ju u ndihmon atyre që të rrisin identitetin e tyre shoqëror, atëherë ata kurrë nuk do të largohen nga ju. Ata nuk janë fort të interesuar që të bëjnë shoqëri. Ata janë të interesuar që të rrisin vlerën e vetes në krahun tuaj. Duhet ta doni veten shumë për të mos i lënë këto njerëz në jetën tuaj. Largohuni nga këta persona dhe ndiqni njerëzit të cilët përshtaten me ju dhe iu shërbejnë juve. Jeta është shumë e shkurtë për ta kaluar me njerëzit të cilët nuk e meritojnë kohën dhe energjinë tuaj.

Jearta اaushi​
 
Titulli: Tre llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

Para se ta beni kete duhet te pranoni se ne syte e dikujt mund te jeni dhe ju te till ;)
 
Titulli: Tre llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

Ne fakt eshte qesharake nganjehere kur lexon nje broshur te tipit" lifstile" me keshilla e budalliqe.
Askush nuk eshte i prer me te miren apo te keqen ,se vete keto dy te fundit jane relative dhe ne varsi te situatave njerzore!
Gjithesesi natyrat pozitive eshte mire ti kesh ne shoqeri!
 
Titulli: Tre llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

Une i kam te treja.
 
Titulli: Tre llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

Këta tipa janë të formuar mirë dhe nuk ndryshojnë aspak me kohën,
bile sa shkojnë e bëhen edhe më të këqinj. Tipa që mos ta prefshin rrugën, se
lëri më t'i kesh shokë. Karaktere ndër më të dobëta të shoqërisë.
 
Titulli: Tre llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

Fatmiresisht ose fatkeqesisht me sa e njoh veten,asnjera nga keto s'me perfaqeson edhe pse kjo varet nga njerezit e situatat qe has shpesh dikush.Them "fatkeqesisht" se ne keto kohe qe kane ardhur i miri e i drejti shihen si me te dobtit..!
 
Titulli: Tre llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

Une jam mu aty tek numeri 13 -tê. :)
 
Keni harruar edhe meshkujt llafazan :);).
Mu kujtua një burrë i vjetër kur tha njëherë:-"Të të gjykojë i miri,mos u mërzit.Po të të gjykoj një që nuk shikon familjen e vet".
;);)
Larg meshkujve që merren me fjalë.
 
Ato që dijn vetëm të ankohen, mundohen të hedhin atë hijen e sikleteve të jetës tyre, larg.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back