Trashëgimia jonë

dangerous

* * * *
Trashëgimia jonë.

" Shumë interesant jane disa gure varresh në Dushman, ku kanë gdhendur vizatime të çuditshme.
Në disa prej tyre, kryqi dhe dielli jane kthyer në figure njeriu.
Një grua që mu afrua, kur më pa se po shenoja zbukurimet, më tha se : " po vizatoja varrin e së ëmës ". Une e pyeta se ç'kuptim kishin ato vizatime, dhe ajo më tha : " Ne jemi malësorë dhe nuk dijmë të shkruajme. I kam bërë keto për kujtim të nënës sime. Dielli dhe hëna janë për bukuri."
Kryqet në fund të çdo krahu, tregojne me se shumti diellin. Por kryqi me diellin janë të dukshme në shumë çorape të thurura bukur.
Dielli me rreze është pjesë e vizatimit të përpunuar të qëndisur mbi mantelin e kuqrremtë të grave katolike të Shkodrës.
Dielli , gruri dhe lulet siç duket janë simbole të begatisë dhe pjellorise.
Dielli dhe hëna u ngulitën në Ballkan shumë kohë para ardhjes së turqve.
Mbi murin e një shtëpie në Vuthaj, krahinë e gjitha muslimane, dhe e mbyllur për të jashtmit, me 1908 kam parë një diell të madh me rreze të pikturuar me një gjysëmhënë të vogël përbri tij. Po ashtu edhe përmbi një portë në Prizren, një diell i madh me rreze të gjata.
Tek largohesha nga fiset muslimane te Prizrenit, u habita kur gjeta mbi derën e kishës ortodokse serbe te gdhendur diellin dhe hënën.

Mis Edith Durham
( Tatuazhi në Shqiperi )

Screenshot_20200630_193203.jpg

... FB - 29.06.2020
 
Shqiptaret jane pagane por nuk e dine, duke fillu qe tek betimi, vajtimi, varrimi, bestytnite, ngrenia, berja dashuri (ne natyre :-) ), emrat, ndertimet!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top