Transplantet në Kinë sigurohen nga dënimet me vdekje

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mbi 65 % e organeve të transplantuara në Kinë, sigurohen nga të ekzekutuarit me vdekje. Kështu shkruajnë sot mediat kineze, të cilat u referohen të dhënave zyrtare të organizatave shëndetësore vendore. Me qëllim që të ndalet ky trend negativ, Kryqi i Kuq Kinez ka nisur një fushatë për donacionin vullnetar të organeve. Kjo pritet ta bëjë transplantimin e organeve edhe më të prekshëm për të gjithë qytetarët kinezë dhe jo vetëm për të pasurit, siç ndodh momentalisht. Kina është vendi me numrin më të madh të ekzekutimeve me vdekje në botë, të cilat ende trajtohen si sekret shtetëror.
TAR
 
Back
Top