Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Transkriptohen bisedat "e kuqe" të Berluskonit

"La Repubblica" boton bisedat e "nxehta". Kryeministri nuk përgënjeshtron

Transkriptohen bisedat "e kuqe" të Berluskonit

Në jetën e tij erotike kishte vend edhe Putini

Disa regjistrime audio të dala së fundi rikthejnë në qendër të vëmendjes akuzat për lidhje të mundshme të Kryeministrit italian me botën e seksit me pagesë. Disa uebsajte italiane pretendojnë se kanë kaseta audio të Kryeministrit dhe një vajze që ofron seks me pagesë, duke biseduar ndërsa kanë kaluar natën bashkë.
Bëhet fjalë për uebsajtin e gazetës italiane "La Repubblica", që thotë se ka kaseta të Kryeministrit me Patrizia D‘Addario, në të cilat janë regjistruar bisedat e të dyve në Pallatin Grazioli, rezidenca e Berluskonit në Romë. Bisedat janë zhvilluar gjatë takimeve të tyre në muajin nëntor. Në një fragment të bisedës, Berluskoni i thotë direkt bashkëbisedueses që ta presë në shtrat, ndërkohë që ai do të shkonte të bënte dush.
Ndërsa në një copës tjetër bisede ajo i proteston njeriut që e lidhi me Kryeministrin, sepse ky nuk i kishte dhënë 5 mijë eurot që ajo priste të merrte nga "shërbimi" që i kishte ofruar Berluskonit.
Ndërsa në një bisedë tjetër, ajo i rrëfehet ndërmjetësit të saj se Berluskoni i kishte kërkuar që herës tjetër që do të takoheshin të bënin seks tresh me një tjetër të dashur të Kryeministrit.
"Ai më tha që kishte një të dashur dhe donte që të më shihte me të", deklaroi vajza për ndërmjetësin.
Ndërkohë një zëdhënës i Berluskonit i komentoi kasetat si "patetike", por nuk hodhi poshtë vërtetësinë e tyre. Përmbajtja e bisedave është diskutuar shumë muajin e kaluar, por kjo është hera e parë që publikohen transkriptimet e plota të bisedave. Njëri prej regjistrimeve besohet se është bërë nga vetë D‘Addario, në dhomën e gjumit të Kryeministrit. Ajo është bërë në një shtrat të madh, në të cilin Berluskoni zbaviste të ftuarit e tij. Madje sipas disa të dhënave, në to përmendet edhe Kryeministri rus, Putin. Por kaseta është e një cilësie të dobët.

Ja një pjesë e bisedës mes vajzës dhe Kryeministrit, kur ai duket se po i ofron asaj një dhuratë.
Berluskoni: Edhe unë dua të bëj një dush dhe pastaj më prit në shtratin e madh, nëse do të mbarosh para meje.
Vajza: Në cilin shtrat, atë të Putinit?
Berluskoni: Të Putinit.
Vajza: Woe sa mirë. ثshtë shtrati me perde.

Përfoljet për jetën private të Berluskonit janë shtuar në maksimum që kur ai u akuzua për shoqërim me të miturat nga bashkëshortja në një gazetë të përditshme italiane./G.Shqip/
 
Thone qe ky berluskoni eshte konsumatori me i madh i Viagres ne Itali.
 
Si paska shpetuar ky lajm pa u censuaruar LOL LOL se ketej ne talia , ska len video apo lamje te tilla pa i fshire nga interneti berluksa :D
Rrugaç i keq kishte pas qen dhe ky berluska LOL LOL pastaj vetem 71 vjec ka LOL
 
Ne vend qe te me mbaje lojtaret e mire tek Milan, mi beri leket Rrugaçë....Mizerja...:lol:
 
Ne vend qe te me mbaje lojtaret e mire tek Milan, mi beri leket Rrugaçë....Mizerja...:lol:

Lere aman se dhe pak po na ben me nderru skuader :(
 
Gjenah i shkreti ska cte beje dhe ju po lereni pak te qete po plaket lereni te pleqeroje i lumtur LOL
 
Ore edhe plak ky edhe akoma i forte.
Ky perdor Drog mer !
red_dragon
 
Hajde kryeminster hajde, bravo i qofte perderisa eshte akoma ne pushtet...:D
 
Temen do vdese mbi ndonjeren i gjori

Go Berlusko Go mbaje lart flamurin hahahahahahahaha
 
Se gjykoj po asnjehere sme ka pelqyer......
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back